Spahiu për sondazhet e zgjedhjeve: Nëse Berisha largohet nga politika, Rama rrezikon të humb zgjedhjet

Juristi Kreshnik Spahiu shprehet në Report Tv se nëse Berisha nuk do ishte sot në politikë Rama nuk do kishte më një mandat për kryeministër dhe do humbiste në 2025. Sipas tij Berisha pengon bashkimin e opozitës, në një front anti-Rama dhe qëndrimi i tij në politikë i shërben më së pari kryeministrit.

‘Sipas sondazheve, ka qenë surprizë që Rama nuk i ka 50%. Është diku te 47%. Referuar në konvertim vota, shihet që Rama do rrezikonte nëse Berisha nuk do ishte në politikë. Do të kishim koalicion dhe front opozitar të gjitha partive front anti Rama që do kalonte 50%. Prezenca e Berishës bën që faktori ndërkombëtar ka izoluar PD, çarja e votës çon në lënien në pushtet në 2025 të Ramës. Matematika zgjedhore që nëse nuk do kishim Berishën sot në politikë do kishim Ramë të rrëzuar. Kushtetuta i jep të drejtën për propozim kryeministri partisë së parë, PD dhe Berisha del 25%.

Diferencë 25% e dy partive, prezenca e Berishës është arsyeja e vetme pse qeveria Rama do qëndrojnë në pushtet. Për këtë arsye Berisha mundohet të radikalizoj jetën parlamentare. Për të pushtuar hapësirën mediatike edhe për të bërë lajm në mediat europiane. E dyta për të lënë në hije rivalët në opozitë, duke filluar nga Basha deri tek Lapaj, Qori. I lë në hije.’

Exit mobile version