SPAK 5 vjet nga themelimi, Altin Dumani bën bilancin: Sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të pushtetit! 61 zyrtarë nën hetim për korrupsion

Altin Dumani, në 5-vjetorin e SPAK, është shprehur se gjatë kësaj periudhe kanë sjellë në nivele të larta të pushtetit.

Dumani tha gjatë konferencës për media se lidhur me korrupsionin, numërtojnë 1097 procedime penale dhe 1096 persona nën hetim.

Në këto 5 vite, sollëm ndëshkueshmëri në nivele të larta të pushtetit. Në përudhën 5-vjecare SPAK ka regjistruar 1809 procedime penale.

Lidhur me korrupsionin, numërtojmë 1097 procedime penale dhe 1096 persona nën hetim. Nga këto 61 janë zyrtarë të nivelit të lartë. Dhe 70% e tyre janë dërguar për gjykim”, tha Dumani.

Ai foli dhe për krimin e organizuar dhe terrorizmin, ndërsa tha se janë aty për të garantuar një sistem drejtësie të fortë, ku ligji zbatohet dhe nuk është privilegj për disa e vuajtje për të tjerët.

“Sa i përket krimit të organizuar, janë proceduar 955 persona nga ku 55% e tyre janë dërguar në gjykim. Në fushën e terrorizmit, janë proceduar 29 persona nga ku 100% e tyre janë dërguar në gjykim.

Në këto pesë vite kemi ndëshkuar zyrtarë të lartë të te gjitha niveleve dhe kemi treguar se korrupsioni sfidohet, krimi i organizuar vihet përpara përgjegjësisë, dhe askush nuk është mbi ligjin.

Ne jemi krenarë për kontributin tonë në lehtësimin e integrimit të Shqipërisë në familjen evropiane, duke ruajtur standardet evropiane të zbatimit të ligjit

Misioni ynë nuk përfundon me dosjen e radhës. Ne jemi këtu për të garantuar një sistem drejtësie të fortë, ku ligji zbatohet dhe nuk është privilegj për disa e vuajtje për të tjerët.

Shpreh mirënjohjen për partnerët tanë ndërkombëtarë, në mënyrë të veçantë Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilët qëndrojnë krah për krah me ne, duke mundësuar zgjerimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimit të informacionit për hetimet tona të përbashkëta”, tha Dumani.

Ndër të tjera, duke iu referuar sulmeve politike, Dumani u shpreh se “nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut”.

Dumani:Korrupsioni dhe krimi nuk mund të zhduken brenda ditës. Por përballë çdo kërcënimi dhe vështirësie, ne qëndrojmë të bashkuar, me një integritet të palëkundur profesional dhe personal.

Jemi betuar për t’i shërbyer vendit, drejtësisë shqiptare dhe qytetarëve shqiptarë. Aspirata jonë e përbashkët është të kemi një sistem drejtësie të fortë që u shërben të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

Në këto pesë vite kemi mësuar se rruga jonë është sfiduese, por ajo është gjithashtu një detyrë jetike për të ardhmen e brezave që vijnë.

Falënderimi ynë shkon jo vetëm për prokurorët, hetuesit dhe partnerët ndërkombëtarë por veçanërisht për familjarët tanë, që kanë duruar mungesën tonë dhe na kanë mbështetur pavarësisht sfidave. Suksesi i SPAK nuk do të kishte kuptim pa këtë mbështetje.

Nëse dikush mendon se drejtësia është e njëanshme, gabohen. Ne veprojmë bazuar në ligj dhe duke respektuar të drejtat e njeriut.

Exit mobile version