Nga Vladimir Karaj
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet ndaj ish-kryebashkiakut të Himarës Jorgo Goro dhe i ka njoftuar atij akuzat për shpërdorim detyre dhe fshehje e mosdeklarim të pasurisë.
SPAK bëri me dije se akuzat janë njoftuar të martën. “Sot kanë përfunduar hetimet në kuadër të procedimit penal nr. 189, i vitit 2023, në ngarkim të shtetasit Jorgo Goro, të cilit i është komunikuar akuza për veprat penale: shpërdorimi i detyrës, kryer 2 herë në bashkëpunimin, dhe Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publike”, tha një zëdhënëse e SPAK në një komunikim me BIRN.
Prej marsit të këtij viti Goro gjendet në burg pasi akuzohet nga SPAK se në bashkëpunim me vartës dhe zyrtarë të Kadastrës, nëpërmjet dokumenteve të falsifikuara kanë mundësuar kalimin e sipërfaqeve të konsiderueshme tokë shtet në Himarë, në favor të privatëve, pasuri që aktualisht janë në zoytërim të një shoqërie të Artan Gaçit, bashkëshortes së deputetes socialiste Olta Xhaçka, i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik. Gjykata ndërkohë ka sekuestruar një apartament në pronësi të tij, ndërsa ai akuzohet edhe për tjetërsimin e një sipërfaqe në favor të Arqilea Bollanos, i cili e zëvendësoi si kryetar i komanduar i bashkisë Himarë pas arrestimit/ BIRN