SPAK nxjerr shifrat marramendëse të blerjeve të Ajola Xoxës

SPAK ka vijuar me damkosjen e personalitetit të atyre që bëhen pre e tij. Në komunikatën zyrtare të nxjerrë sot për arrestimin e veliajt dhe masën arrest shtëpie të bashkëshortes Ajola Xoxa, falë transaksioneve dhe pagesave që shkonin tek kjo e fundit në komunikatë përmenden edhe shpenzimet e saj për plaçka dhe bizhuteri. “Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të”.

Ky pohim për afro 220 mijë euro ne vit blerje këpucëssh çantash bizhuterish vjen pas akuzës së Arben Ahmetajt për shishet e verës 33600 euro copa që konsumon kryeministri në zyrën e tij. Ato dëshmojnë për botën ireale ku jetojnë prej kohësh hierarkët e rilindjes.

Exit mobile version