Studentët e Shkodrës përzënë nga takimi ministern e Ramës: “Turp, turp”! (Foto)

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dështuar të takohet me studentët në Shkodër. Ajo shkoi në Shkodër sot pasdite, ku zhvilloi një takim me senatin e universitetit, që zgjati 40 minuta, por gjithçka ka ndryshuar kur ka shkuar në sallën që do të mbahej takimi.
Ministrja u largua pasi studentët nuk pranuan që takimi të bëhej pa praninë e medias, ndërsa largimi i saj është shoqëruar me thirrjet e studentëve “Turp, turp”!
Besa Shahini nuk pranoi që kamerat të ishin në këtë takim, duke u larguar nga një dalje tjetër e bibliotekës universitsre bashkë me Rektoritn Arben Bekteshi.
Pas dështimit të këtij takimi, ka reaguar edhe vetë ministrja e cila me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet:
“Keqardhje ndaj dhjetra studentëve të Universitetit të Shkodrës që më kishin kërkuar takim për të diskutuar për #paktinpëruniversitetin me kushtin që takimi të bëhej pa media, e që nuk erdhën sepse salla ishte mbushur me kamera. Jam në dispozicion për takim tjetër kurdoherë”.

2 1

Exit mobile version