Studentët e Shkodrës tregojnë si ministrja Shahini iku nga takimi…

Pas dështimit të mbledhjes së ministres së Arsimit Besa Shahini me studentët e Univesrsitetit të Shkodrës, të cilët vijojnë me bojkotin e mësimit dhe ngujimin në ambjentet e rektoratit, kanë reaguar edhe studentët.
Në një deklaratë për mediet, studentët u shprehën, se ata kishin kërkuar transparencë për këtë takim, ndaj ishin thirrur edhe mediet, por kjo nuk është pranuar nga ministrja Shahini, e cila ka braktisur sallën.
Studentët e akuzojnë Shahinin si një ‘shërbëtore” të ish-ministres Lindita Nikolla.
Ministrja Shahini shkoi në Shkodër sot pasdite, ku zhvilloi një takim me senatin e universitetit, që zgjati 40 minuta, por gjithçka ka ndryshuar kur ka shkuar në sallën që do të mbahej takimi.
Ministrja u largua pasi studentët nuk pranuan që takimi të bëhej pa praninë e medias, ndërsa largimi i saj është shoqëruar me thirrjet e studentëve “Turp,Turp!”.
Besa Shahini nuk pranoi që kamerat të ishin në këtë takim, duke u larguar nga një dalje tjetër e bibliotekës universitsre bashkë me Rektoritn Arben Bekteshi.

Exit mobile version