Stuhi dhe dëborë në Kukës, disa fshatra të zonës pa energji elektrike

I gjithë territori i qarkut të Kukësit është përfshirë nga reshje shiu dhe në zonat e thella malore reshje të dobëta bore të shoqëruara me erë të fortë.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se disa segmente rrugësh janë bllokuar përkohësisht si rezultat i mbartjes së borës nga era sidomos në Qafë Borje – Doganë.

Nga subjektet kontraktore ka vazhduar puna gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të tyre.

Furnizimi me energji elektrike është me probleme në Bushtricë, Grykë Çajë, Kalis dhe Arrën, në fshatrat Cahan, Mulaj dhe Dajç, në Golaj dhe fshatrat Pogaj dhe Kishaj, Shipshan, Kasaj, Astë dhe Padesh, Zogaj, Kepenek, Kam dhe Çorraj.

Exit mobile version