Suarez: Mesi do të rikthehet më i fortë

Në daljen e tij të parë përpara mediave për këtë sezon, sulmuesi i skuadrës së Barcelonës, Luis Suarez, ka folur për fazën përgatitore që po zhvillon skuadra. Gjithashtu fituesi i “Kupucës së Artë” i ka dhënë mbështetjen e tij shokut të skuadrës Lionel Mesi, duke thënë se argjentinasi po kalon një moment jo të mirë, por është i bindur se 5 herë fituesi i Topit të Artë do ta kalojë me sukses këtë moment, pasi ka mbështetjen e të gjithë skuadrës dhe tifozëve:
“Jam shumë i lumtur që u ribashkova me pjesën tjetër të grupit. Dhe këtë vit ashtu si çdo vit tjetër, objektivat janë të njëjta, të fitojmë të gjitha kompeticionet ku marrim pjesë. Mesi? Kam marrëdhënie shumë të mira me të. Ne jemi miq brenda dhe jashtë fushës. Është duke kaluar një periudhë jo të mirë, por jam i sigurt që do të dijë tja dali mbanë. Ai e di shumë mirë që unë së bashku me shokët e skuadrës dhe tifozët jemi me të. Gjithashtu unë shpresoj që vendimi i tij për t’u larguar nga Kombëtarja argjentinase të ndryshojë, pasi ai është një lider”, u shpreh Suarez.
Në fund uruguajani foli në lidhje dhe me interesimin që kanë shfaqur drejtuesit blaugrana, për të afruar në radhët e klubit një tjetër sulmues. I pyetur nëse i trëmbet konkurencës nëse një gjë e tillë ndodh Suarez u përgjigj: “Kjo është një pjesë që nuk më takon mua. Mund të them vetëm që drejtuesit e skuadrës, punojnë në të mirën e Barcelonës. Përforcimet janë diçka normale për një skuadër dhe nëse transferohet një sulmues tjetër është i mirë se ardhur. Unë nuk i trembem konkurencës”.

Exit mobile version