Supergrabitja në Rinas, reagon PD: Llesh Kimiku kërkon të fshehë dështimin duke sulmuar…

Sekretari i Përgjithshëm i PD-s, Gazmend Bardhi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

“Llesh Kimiku kërkon të fshehë dështimin dhe mungesën e sigurisë duke sulmuar opozitën!   E vërteta është se policia nuk është në krye të detyrës për të parandaluar krime të rënda si ky sot.  i Ramës e ka kthyer në polici private të pushtetit kriminal!”, shkruan Bardhi në Tëitter. 03037607 3708 4706 b041 1c70579012ba

Ishte fillimisht Bardhi i cili ka reaguar me anë të një postimi në “Facebook” mbi grabitjen e ndodhur ditën e sotme në aeroportin e Rinasit.

“Kur policinë e angazhon kundër qytetarëve, që mbrojnë strehën e fëmijëve të tyre apo protestojnë kundër Qeverisë, me vetëdije i hap rrugën grabitjeve me armë në zonën më të sigurt në vend (brenda perimetrit te sigurisë në Aeroportin e Rinasit) apo vrasjeve të tipit mafioz në zonat më të populluara. Është çështje prioriteti! Edi Rama ka prioritet luftën me qytetarët dhe jo luftën me krimin”, u shpreh Bardhi.

Më tej, Gazmend Bardhi shkruan se më 13 prill protestohet edhe për të kthyer policinë në detyrë. “Me 13 Prill, protestojmë edhe për të kthyer Policinë e Shtetit në krye të detyrës, për t’u shërbyer qytetarëve dhe jo banditëve e grabitësve në pushtet”, mbyllet postimi i Gazmend Bardhit.

Ndërkohë, nuk ka vonuar edhe reagimi i ministrit Sandër Lleshaj, me anë të një postimi në Tëitter: “Edhe në momentin e një përplasjeje me armë të Policisë së Shtetit me një grup të armatosur kriminal, zëdhënësi/sekretari i një partie antiparlamentare sulmon ….. Policinë!!! Megjithatë të gjithë shqiptarët janë në krah të Policisë së Shtetit në luftën e përbashkët kundër krimit të organizuar. Kjo luftë nuk mund të ndalet nga askush!”.

Pas kësaj, reagoi sërish Gazmend Bardhi.

Exit mobile version