Susiç i përgjigjet Kosovës

Safet Susiç ka thënë se nuk e merr drejtimin e një kombëtareje që nuk ka ambicie për kualifikim në Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian. E ardhmja e Albert Bunjakit nuk është e sigurt në kombëtaren e Kosovës, pas rezultateve jo të mira në kualifikimet për Kupën e Botës.
Një nga alternativat për ta zëvendësuar atë ishte trajneri boshnjak, Safet Susiç. Por, vetë trajneri ka refuzuar se ka pasur bisedime me palën kosovare, për më tepër thotë se nuk e merr drejtimin e një kombëtareje që nuk ka ambicie për kualifikim në Kupën e Botës ose Kampionatin Evropian.
“Nuk jam as afër, që të udhëheq Kosovën. Nuk kishte ndërprerje të bisedimeve, pasi as që ka pasur bisedime. Madje askush, as që më ka thirr nga Prishtina, që të dijë nëse jam i interesuar”, ka thënë Susiç. “Nuk do të flisja kështu, por edhe nëse ndodh, nuk dua të udhëheq një kombëtare, e cila nuk ka synime apo ambicie për t’u kualifikuar në kampionat botëror apo evropian”.

Exit mobile version