Tabaku rrëzon me fakte mashtrimet e Ramës: Askush nuk mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia

Jorida TABAKU

Shqipëria e pagave më të uleta në rajon!

Shqipëria reale sot është ajo e 38 mijë bizneseve që mbyllen e 97% e shqiptarëve që paguajnë me shume taksa. Shqipëria e shtresës së mesme të nëpërkëmbur, e dijes së mbitaksuar. Shqipëria e borxhit publik 90%.

Shqipëria e atij që punon njësoj si fqinjët por merr rrogën mesatare më të ulët se kushdo në rajon.

Eshte I njëjti kryeministër që në shtator 2017 i vendosi bizneset me mbi 2 mln lekë xhiro që të paguajnë TVSH, të marrin një kontabilist dhe tiu dyfishohen kostot.

Edi Rama qe sot gjoja ka shqetësim biznesin e vogël eshte njeriu qe keqperdori 16 mln euro në një tender korruptiv për fiskalziimin që do t’i kushtojë bizneseve të vogla 2000 euro në vit. Eshte i njejti qe e shndërroi qeverinë në postiere të interesave të oligarkëve në kurriz të bizneseve të vogla. Të njeriut që mbylli mbi 50 biznese në ditë për dy mandatet e qeverisjes së tij.

Ne ditet me te veshtira te shqiptareve, ne kulmin e krizes dhe pandemise Edi Rama vazhdonte të jepte miliona euro për koncesionet. Jo me larg se dje, kryeministri qe sot i rikthehet premtime te vjetra te pambajtura, ka paguar 24 mil euro per inceneneratorin e Fierit, qe eshte thjesht nje godine bosh.
Kryeministri që mbylli shitoret dhe marketet e lagjes për t’i dhënë pushtet oligarkëve. Njeriu që uli tavanin e blerjeve online vetëm për t’i bërë nder oligarkëve të vendit.

Kush mund ta besojë një figurë të vjetër që i ka rënë dhe fantazia?! Askush!

Me të vërtetë Rilindja është e keqja më e madhe por dhe belaja më e madhe që u ra për pjesë shqiptarëve. Nga ky zullum e bela do të shpëtojnë në 25 prill.

Artikulli paraprakPaloka i përgjigjet Ramës me shifra: Shqipëria është e skllavëruar nga një kryeministër që…
Artikulli tjetërPritja e gjatë i ka sjellë zhgënjim qytetares të dëmtuar nga tërmeti, Fatime Joca: S’kemi ku të rrimë, s’kemi ku flejmë…