Tabaku tek “Tregu çam”: Biznesi në Tiranë, i rënduar nga taksat e qeverisë e bashkisë edhe në krizën e pandemisë 

Kandidatja e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, u takua me tregtarët e “Tregut Çam”, për të biseduar mbi problemet që ata kanë, veçanërisht në kohën kur ekonomia është në krizë, si pasojë e pandemisë dhe keqqeverisjes. Tregtarët u ankuan se kanë paguar taksa të kripura të qeverisë qëndrore dhe bashkisë edhe pse pandemia e ka goditur rëndë biznesin e tyre.

“Kam paguar 1 milionë e 700 mijë në vit”, tha një tregtar duke iu referuar taksave të bashkisë, në një kohë kur fuqia blerëse ka rënë në nivelet më të ulëta historike.

Tregtarët thanë se gjatë pandemisë jo vetëm që nuk u lehtësuan nga taksat, në mënyrë që të mbanin biznesin dhe po ashtu të punësuarit, por morën edhe një ndihmë të papërfillshme nga shteti.
Po ashtu, ata folën edhe për rritjen e taksave gjatë qeverisë Rama.

Zonja Tabaku i siguroi se Partia Demokratike do ta mbështesë në mënyrë të veçantë biznesin e vogël.

“Partia Demokratike e ka vendosur biznesin e vogël në qendër të programit. Nuk ka qenë, kam takuar 10 biznese deri tani. Këta e kanë mbyllur ekonominë në një grup njerëzish, në një grusht njerëzish dhe nuk e lënë biznesin e vogël që të marrë frymë. Ky është problemi kryesor. Partia Demokratike e ka vendosur biznesin e vogël në qendër të programit. Nuk ka qenë, kam takuar 10 biznese deri tani. Nuk ka qenë ndonjëherë kështu situata se po më thonë është një problem konsumi. Nuk ka njerëz që blejnë, nuk lëviz malli nuk qarkullon”, u shpreh Tabaku.

Tregtar 1: Ka rënë puna ka rënë, me thënë të drejtën dobët jemi çik!

Jorida Tabaku: Po këto tarifat e bashkisë si janë? Ça të vjen me ujin? Ta sjellin këtë tarifën e infrastrukturës në arsim? I paguan të gjitha, ke nuk ke punë?

Tregtar 1: Po nuk ke shanse mos t’i paguash.

Jorida Tabaku: Gjatë pandemisë more ndonjë ndihmë?

Tregtar 1: Na dhanë 26 mijë lekë në muaj!

Tregtar 2: E unë tani falimentova, me këto kontenierët që u ngritën tani nga 10 mijë, 15 mijë dollarë!

Jorida Tabaku: Unë nuk e kisha parë ndonjëherë tregun çam siç e kam parë dy herët e fundit. Isha para një muaji dhe sot po njësoj, bosh fare.

Tregtar 2: S’ka nuk ka njerëz më, nuk ka njerëz më. S’ka njerëz, nuk ka konsum, nuk lëviz ekonomia!

– Puna mirë? Jeni lodhur, mërzitur?

Tregtar 3: Mërzitur më tepër nga papunësia! S’ka konsum, nuk lëviz, nuk lëviz. Nuk ka punë. Fare shikoje si është!

Jorida Tabaku: E pashë tregun, bosh! Në fakt keni produkte dhe pak specifike që nuk shiten dot përditë. Nuk ka lidhje me pandeminë. Është që përpara pandemisë. Këta e kanë mbyllur ekonominë në një grup njerëzish, në një grusht njerëzish dhe nuk e lënë biznesin e vogël që të marrë frymë. Ky është problemi kryesor. Partia Demokratike e ka vendosur biznesin e vogël në qendër të programit. Nuk ka qenë, kam takuar 10 biznese deri tani. Nuk ka qenë ndonjëherë kështu situata se po më thonë është një problem konsumi. Nuk ka njerëz që blejnë, nuk lëviz malli nuk qarkullon.

Tregtar 4: Tarifat e bashkisë janë më keq.

Jorida Tabaku: Paguan për hapësirat publike këtu? Infrastrukturën në arsim?

Tregtar 4: Kam paguar 1 milionë e 700 mijë në vit! S’kam paguar asnjë gjë kur ka qenë Sala edhe kur ka qenë Lul Basha. Ku ka konsum, s’ka. 200, 150 mijë lekë në ditë as për bukën e gojës nuk po punojmë! Ka ardhur koha miserabël këtu. Ja ku e ke tregun çam, tregu çam nuk u çante, tani tallen të tjerët tallen aq miserabël është këtu. Sidomos importet, eksportet këtu ka falimentuar.

2 58

Exit mobile version