Nga Jana Lapper, Die TagesZeitung
Kur kryeministri shqiptar Edi Rama merr pjesë në konferenca mban gjithmonë me vete lapsa me ngjyra. Kështu, thuajse i hipnotizuar, pikturon skicat e tij në miniaturë në blloqet e takimeve. Sepse Rama nuk është vetëm një kryetar qeverie në Ballkan që nga viti 2013, por edhe një artist me famë ndërkombëtare.
Vitin e kaluar punët e tij u ekspozuan në galerinë e artit në Rostock. Si artist me shpirt të lirë, Rama është i njohur edhe në Europën Perëndimore. Si kryeministër dhe kryetar i Partisë Socialiste ka kohë që ka zbuluar anë të tjera të vetes së tij.
Korrupsioni dhe krimi i organizuar kalojnë përmes sistemit politik shqiptar dhe anëtarët e tjerë të kabinetit të Ramës janë të përfshirë në marrëveshje të drogës. Në 2016-ën pati një skandal për vetë Ramën, me firmën e tij, fonde shtetërore prej 500 mijë dollarësh duhet të kishin rrjedhur në Bienalen e Venezia ku vetë Rama ishte pjesëmarrës me veprat e tij.
Kabineti i Ramës ka qeverisur pa opozitë prej muajsh. Partia Demokratike ka bojkotuar parlamentin sepse e akuzon Ramën për manipulim të zgjedhjeve.
Por kjo nuk është një gjë e re në Shqipëri, partitë socialiste dhe ato demokratike janë bllokuar që nga fundi i diktaturës komuniste në 1990. OSBE po punon aktualisht me një mision për të shuar konfliktin, për shembull duke mbështetur zgjedhjet e lira.
Për koincidencë, Presidenca e OSBE-së i kaloi Shqipërisë nga 1 janari. Çdo vit presidenca i caktohet ministrit të jashtëm të një vendi anëtar, post që Rama e mban vetë pasi shkarkoi ministrin e Jashtëm.
“Nëse e konsideroni Presidencën e OSBE-së si një ilaç efikas kundër konflikteve dhe problemeve të tranzicionit të një demokracie, Shqipëria është në një pozicion paradoksal duke qenë njëkohësisht furnizues dhe konsumator i këtij ilaçi” – shkroi publicisti Veton Surroi nga Kosova.
Pozicioni i kryetarit duket pikant sepse Rama nuk është i famshëm kur bëhet fjalë për lirinë e shtypit, një nga detyrat kryesore të organizatës.
Në të kaluarën, për shembull, kryeministri shqiptar ishte i shqetësuar nga puna e gazetarëve kritikë duke i quajtur “sharlatanë” dhe “kazanë për mbeturina”.
Ai ka iniciuar i vetëm edhe një ligj, mes të tjerave që i detyron mediat online të instalojnë një “pop-up” me shërbimet qeveritare ose të eliminojnë përmbajtje nga faqet e tyre ueb. Mediat dhe shoqatat i druhen mbikëqyrjes nga qeveria.
Kështu Rama ka formuar një shtet shqiptar sipas ideve të tij. Reformat që duhen përmbushur përpara aderimit në BE, siç është sistemi gjyqësor apo (lufta) kundër korrupsionit janë në duart e tij. Tashmë edhe Presidenca e OSBE-së.