Albert Avduli
Po, Atdheun, që na e kanë gremisur në katakombe mitike. Teksa shkruaj këto rreshta, menjëherë kujtoj Sizifin dhe Gurin e rëndë mbi shpatullat e tij. Historia dhe koha ju ka vënë Juve përballë kësaj sprove.
Mund ta titulloja shkrimin edhe Basha dhe Sizifi. . .
Për të qenë intrigues shkonte edhe : Basha përballë Agait të jeniçerëve.Thjesht më mirë. Ju drejtohet qytetari, jo militanti. Duket tashmë, se Basha do ta thyej mitin biblik. Ai do ç’bëjë mallkimin që vjen së bashku me emrin e Sizifit.
Sado thellë humnera, shkëmbi do dali prapë mbi tokë.
Miision ì lodhshëm, por vullneti hekurt e përmbush. Pyetja që lind natyrshëm, mbas pohimeve të tilla është : Pse ?
E para, si unë e mendoj, është fakti, që Kryetari ì opozitës në shtatë vite, ka qenë pothuajse ì vetëm në përballjen me Again e Jeniçerëve. I vetëm ose me aleatë minoren, por bindur në drejtësinë e kauzës së Tij.
E dyta; Të rrallë janë politikanët, që të kryqëzuar si Krishti, duke predikuar të vërtetën ,do të qëndronin të palëkundur. I qartë e pa u lodhur në cunamin e shpifjeve, sulmeve, akuzave e gozhdëve në rrugë. Megjthëse e djathta jonë e ka një traditë të tillë brilante. I anatemuar Berisha, në vitet 1997- 2005, si Feniksi u rikthye, për të realizuar vepra të mëdha për vendin.
Basha ì survejuar dhe sulmuar deri në familje, ì shpërfilli të gjitha dhe si politikan ì përmasave të mëdha, shkeli mbi meskinitete duke ndjekur vizionin e Tij.
Ironike është midis të tjerave fabula e dembelit. Vetëm për të shpëlarë trutë elektoral me këtë farsë, janë harxhuar miliona lekë për spote dhe antireklama gërhitëse. Faktet dhe shqiptarët janë të bindur se njeriu që ka qenë më pranë tyre, është Lulzim Basha. Lutem, mendoni një çast me objektivitet, kush politikan shqiptar, ka takuar më shumë njerëz nëpër Shqipëri. Skaj më skaj, në çdo ngjarje, dhimbje, vuajtje, fatkeqësi, përmbytje, tërmete.
Ai midis tyre . Sa duar ka shtrënguar, sa shumë. Dhënia e dorës, në të drejtën zakonore shqiptare, nuk është gjest. Marrëdhënie është dhe kod. Institucioni ì Besës përndryshe.
Profil ì qartë humanisti dhe statisti.
Qeveria dhe opozita janë të detyruara, që të jetojnë në një simbiozë antagoniste. Dy vektorë që ecin në të njëjtin drejtim, theksojnë diferencat, mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.
Qeveria ka vite jo që nuk ecën, por ka fik motorrin dhe ka mbyllur rrugën.
Pasagjerët (ne pra) e trenit janë në gjumë dhe shohin ëndërra se mbërrijnë në destinacion. Ka humor me stacionin e synuar, Beograd apo Bruksel ?
E treta; Basha, këtë rrugë po kërkon të zhbllokojë
Përballë tij si një mur Berlini, Agaj ì Jeniçerëve.
Kur shkruaj Agaj, kam parasysh një mori shpatash të azapëve dhe akënxhinjve, daullet mediatike, menaxhuesit e trafiqeve, përfituesit e fondeve publike, të ardhurat financiare nga kontrabanda dhe bota e nëndheshme.
Ndonjëherë edhe indiferentizmi ì trupës diplomatike.
E majta erdhi në pushtet, para shtatë vitesh si në një cikël normal rotacioni. Jo vetëm për kaq sigurisht. Akumuluar pakënaqësi në 8 vitet e qeverisjes, pritej diçka më e mirë. Se vërtetë, gjatë atyre viteve u ngrit ekonomia, infrastrukura, pagat, pensionet, u liberalizua lëvizja e lirë, por nuk mjafton e mira. Gabime ? Po, si në çdo administrim. Njerëzore është që të kërkohet më mirë.
Rama premtoj “kopshtin e Edenit” dhe mbas 7 vitesh duket që e ka thyer dhe ai një mit. Ferrin real ka sjellë mbi tokë. Kaq përsosmërisht sa Dante Aligieri duket amator në përshkrimin e tij.
Këtu janë shkelur të gjitha lirinë, por mbi të gjitha është cënuar një nga liritë themelore dhe hyjnore. Liria për të jetuar është zhbërë, përderisa mundësitë e ekzistencës janë zvogëluar. Plot familje, nuk plotësojnë dot nevojat për bukë.
Në këto vite të qeverisjes së majtë, ka shkëlqyer në gjithë dimensionet autoritarizmi ì timonierit.
Duket pak si filozofi kineze ky termi timonier. Jo më kot. Mao Ce Duni në literaturën dhe shtypin e kohës quhej Timonieri ì Madh. Gjithësesi, kjo çështja e termave nuk ka rëndësi.
Thelbësore është se ora e ligë e Shqipërisë po zgjat.
Më shumë se ditëve të tërmetit, realiteti më është dukur ì zymtë, këtë javën e festave. Llamburitja e qëndrës së Tiranës, nxori në pah kontrastin e thellë të shumicës së vuajtur. Më thoni, kush e dalloj festën këtë vit ?
Krishtlindjet ngjasonin si në komunizmin e egër. Këta e vdesin Krishtin, që ditën e lindjes dhe nuk e durojnë dot sa të shkojë 33 vjeçar. Nëse bëjë blasfemi, falmë Zot, se nuk di çfarë shkruaj.
E katërta; Gjysëm atdheu jonë. . .
S’po sjell metaforë jo, faktin e trishtë po shkruaj. Ky vend po boshatiset në mënyrë të frikëshme. Radhëshkruesi, në këto vite, ka përcjell në aeroportin e Rinasit, dy vëllezër dhe një motër me familjet e tyre.( Nuk po shënoj të tjerë njerëz shumë afërt) . Gjysmit arratisur e gjysma tjetër në proces letrash e bashkimi familjar. Secili ta shohi nga ky rrafsh familjen e tij. Atëhere, dikujt tjetër do ti dali çerek atdheu.
Ku ka më keq se të të flak nga trualli mëmëdheu jot.
Një alegri e mërzitshme vlon ekraneve, kurse qytetet ì gazmon kaosi dhe varfëria shkreptuese.
U premtua ulje taksash e kosto jetese më e lirë. Premtim social, por që paska qenë karrem elektoral.
Orë e çast flitet për taksa e tarifa të reja.
Të paguaj taksat në këtë vend . . .?
Aspak. E kam atdhe, por nuk më ka bir. Të banosh këtu, nuk është privilegj. Luftë për egzistencë është dita e shumicës së qyetarëve.
Përkundrazi, qeveria duhet t’më paguajë subvencione që ende jam nënshtetas. Po, po, subvencionet, që prej 7 vitesh nuk ju jep fermerëve, peshkatarëve. Të paktën ato të kthej.
E pesta; Këto dhe njëmijë arësye e ndihmojnë Lulzim Bashën, që ta mund Sizifin.
Kush thyen atë mit, sigurisht që mposht Agan e Jeniçerëve dhe shpurën e dallkaukëve.
A ka patur pengesa të tjera Basha veç bllokut monolit qeveritar ?
Pafundësisht janë sajuar para Tij, ura më të shkurtra nga gjerësia e lumit. Nuk shkeli në to, por u zgjat koha e udhëtimit.
Disa herë të tjera ja gjarpëruan rrugën për ta futur në sokakun e të marrëve, por ai konseguent në objektivin e përcaktuar.
Ka një fjalë popullore, që lisin e pret dega e tij, jo sopata e hekurt. Koha dëshmoj se humbi sopata dhe bishti.
Duken retorikë fjalitë e fundit, por vetëm një moment të thyejmë inatin personal apo barrierat ideologjike dhe themi: Po , e saktë !
E gjashta; Basha po kthehet me program ringritje për ekonominë dhe gjithë fushat e tjera të jetës.
Shqiptarët presin dhe meritojnë jetesë njerëzore.
Më së pari duam atdheun ta ndjejmë tonin. Ai është siguria, çadra, shtëpia, spitali, jeta, ish ì persekutuari politik, ish pronari, martesa, vuajtja, fëmijët, festa, vdekja, sofra , identiteti, qënia, grindja, pylli, shkolla, themeli, gjithçka. Atdheu është dhe Kosova, vëllezër. Kurbini, Thumana, Këneta, Bubqi, Floqi, Maliqi e Golemi copëza atdheu janë gjithashtu.
Atdheun real na kthe, Z. Lulzim Basha !
Kaq na premto.
Të tjerat ì ka Atdheu