Tahiri nuk e mohon se i la skafin e tij kreut të grupit të drogës

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, i ftuar në emisionin ‘Opinion’ iu shmang pyetjes së gazetares Klodiana Lala, ku kjo e fundit e pyeti nëse ai i kishte dhënë Moisi Habilajt (i arrestuar ne Itali per trafik nderkombetar droge dhe kusheri i larget i ish-ministrit) skafin që përdorte vet.
“Lërë prokurorin të bëjë prokurorin. Gjyqin preferoj ta bëj atje ku është dhe jo këtu. S’kam ndërmend të merrem këtu me deklarata prokurorësh dhe insinuata prokurorësh. Ata marrin provat, i çojnë në gjykatë dhe mbi këtë bazë vendoset nëse jam me faj apo jo. Përgjigjen e di unë. Të gjitha këto që janë insinuata. Mos më ndërprit më (I kthehet gazetares Klodiana Lala). Do më thërrasë prokuroria kur ta shoh të arsyeshme. Sot dola në publik sepse kam një vendim nga Prokurorët e Antimafias ku thotë se; ky zotëri nuk ka lidhje me këtë çështje. Kam 15 vjet që shëtis me skaf dhe do shëtis”, tha Tahiri.
Ndërkohë pyetjes së Lalës lidhur me faktin nëse Tahiri ka bërë një udhëtim me jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi ku ai ishte dhe kapiteni, ish-ministri e pranoi publikisht.
Lala: Keni udhëtuar me një jaht në maj të 2017-ës nga Mali i Zi. Keni qenë ju kapiten i jahtit që keni udhëtuar nga Mali i Zi?
Tahiri: Me skaf dhe jo me jaht. Kam bërë pushime për qefin tim. Po patjetër, kam patentë.
Lala: Është në shumën e 600 mijë eurove i blerë…
Tahiri: Nuk hetohem për pushimet e mia. S’kam qenë në asnjë detyrë për kohën që i referoheni.

Tahiri mbron ish-drejtorin e policisë të shpallur në kërkim për trafik droge: Eshtë i pafajshëm!
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, “i bindur” se ka siguruar “pafajësinë” e tij, nga një dokument i pretenduar i Prokurorisë së Catanias në Itali, ka filluar e po shpërndan “pafajësi” edhe për ish-vartësit e tij, në Polici.
I ftuar sot në emisionin “opinion”, përballë fakti të përmendur prej Blendi Fevziut, se, “ish-vartësit e tij, i gjithë ish-zinxhiri komandues i Policisë së Vlorës, janë në kërkim”, Saimir Tahiri, bëri “të panjohurin” për dy ish-oficerët Sokol Bode dhe…, ndërsa për ish-drejtorin e Policisë së Vlorës, është shprehur i sigurt,
“Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Unë kam vënë ish-drejtorin e qarkut, ndërsa këta të dy nuk i njoh fare. Unë kërkoj që askush nuk duhet t’i shmanget drejtësisë. Unë besoj që është i pafajshëm. Unë po të them se ka punuar me mua si shumë bashkëpunëtor të tjerë, por unë besoj se është i pafajshëm. Nëse ndodh e kundërta ai ka abuzuar me besimin tim dhe prokuroria duhet ta hetojë. Me sa di unë, jam e vetmja çështje që hetohem nga 7 prokurorë, por ju them bëjini 70 prokuorë por vetëm jepni drejtësi”, tha Tahiri.

tahiri

Exit mobile version