Presidenti rus, Vladimir Putin, të enjten priti në Kremlin ish-sekretarin e Shtetit, Henry Kissinger, thuhet në një deklaratë.
Njoftimi nuk ka dhënë detaje në lidhje me temat e bisedës, por ka raportuar vetëm se Kissinger ishte në Rusi për “Primakov Readings International Forum”, një konferencë e përvitshme me pjesëmarrjen e analistëve, diplomatëve dhe politikanëve me peshë ndërkombëtare.
Duke iu referuar lajmit, më 29 qershor, ka qenë “Reuters”, agjenci e cila ka mbledhur disa të dhëna sekrete anonime, të zyrtarëve të paspecifikuar rusë, të cilët thonë se janë “të frustruar”, për shkak se niveli i marrëdhënieve me administratën e SHBA është në nivelet më të ulëta historike.
Problemi nuk është vetë Trump, se sa situata kritike në të cilën ai ka të ngjarë të sulmohet për “çdo hapje ndaj Rusisë”. Zyrtarët thanë se kjo situatë e bën të pamundur mbylljen e krizës siriane, e cila do t’i jepte fund angazhimit të ushtrisë ruse në këtë vend.
Sugjerimi i fundit është më shumë se i rëndësishëm: nuk është sekret se disa amerikanë në nivele të larta, janë duke shpresuar që lufta siriane për Rusinë të shndërrohet në një Afganistan të ri, një konflikt i cili ishte një nga shkaqet e rënies së Bashkimit Sovjetik.
Biseda mes Putinit dhe Kissinger është edhe më e rëndësishme në këtë kohë, ku situata është shumë kritike, kur fryjnë fort erërat për një ndërhyrje të drejtpërdrejtë të perëndimorëve në Siri, e cila do ta çonte botën në prag të një konflikti botëror, pasi Moska nuk mund të lejojë që të goditen aleatët e saj sirianë dhe iranianë.