Talenti shqiptar i Juventusit firmos me Luganon

Lugano ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mbrojtësit Qendrim Kameraj, i cili do të lërë të rinjtë e Juventusit për të luajtur në Zvicër. 19-vjeçari me orgjinë shqiptare, që ka nisur karrierën e tij te akademia e Luzernit, në vitin 2017 do të transferohej tek Akademia e Juventusit, aty ku ka luajtur disa ndeshje.
Ai luan në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe shihet si një talent premtues. Për këtë arsye, Lugano, që transferoi pak ditë më parë dhe sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Sadiku, ka mbyllur marrëveshjen me Juventusin, për të blerë kartonin e talentit shqiptar, Qendrim Kameraj.
19-vjeçari me orgjinë nga Kosova, por i lindur në Zvicër, është grumbulluar edhe me ekipt zinxhir të kombëtares elvete, duke luajtur edhe në disa takime. Kameraj ka nënshkruar një kontratë që e mban të lidhur me Luganon deri në vitin 2021, duke u bërë kështu futbollisti më i ri i ekipit të Superligës në Zvicrës.

Exit mobile version