Të diskretituarit e mëdhenj të ditës së sotme!

Nga Sidi Hasanaj

U krijua një stuhi në gotë sot, si gjithnjë kundër kryetarit të PD Lulzim Bashës, për deklaratën e tijë rreth bashkëpunimit me SHBA-BE-OSBE për Komisionin e reformës Zgjedhore.

Gazment Bardhi, Gjekmarkaj, Salianji e të tjerë pupacë politiko-mediatik të tyre interpretuam deklaratën e L.Bashës në një formë totalisht jo të vërtetë dhe treguan edhe njëherë se sa besnikë janë të karakterit të tyre politik… një amalgamë mes mashtruesish, arrivistësh dhe politikanësh të vegjël e aspak serioz.

Deklarata e L.Bashës e shkruar (e bardha me të zezë) në Twitter ishte dhe është ende:

“Falë edhe kësaj mbështetje (SHBA-BE-OSBE), pas nje periudhe të gjatë heshtjeje, Komisioni për Reformën Zgjedhore pritet të nisë punën së shpejti.”

Asgjë më shumë se kaq.

Ndërkohë manipulesit mediatik-politikë, duke u përdredhur si te pishina ku dikur drekonte Rama dhe gatuante Taulant Balla, e më pas e mbronin Salianji me Gjekmarkajn nga inati (fadromat) i pazareve të prishura mes pronarëve dhe Ramës, i shtruan një pyetje të artikuluar nga Basha ambasadave Amerikane, Britanike dhe OSBE-ODIHIRIT.

Pyetën ambasadat duke vënë në gojë të Bashës fjali të pathëna.
Basha as nuk tha që dakordësimin me PS e negociuan ndërkombëtarët, as nuk tha se kërkon “pazar” me PS nën tutelën e faktorit Perëndimorë as diçka tjetër të tillë.

Por ka një fakt i cili diskretitoi Bardhin, Salianjin, Gjekmarkajn dhe gjithë autoparlantët e tyre:

Komisioni për Reformën Zgjedhore ishte i bllokuar prej muajsh. Ramës ishte shprehur se reforma zgjedhore s’ka nevojë për ndryshime të mëdha që kërkonin 84vota, por nga sot kjo gjë ndryshoi:

Komisioni nisi punë … dhe vetëm naivët mendojnë se faktori determinat për rinisjen e punës së këtij komisioni nuk është faktori SHBA-BE-Britani.

Basha falenderoi këta tre faktorë për presionin pozitiv për të rinisur punën, dhe kështu ndodhi!

Pjesa tjetër janë mashtrime dhe hile mediatike të politikanëve pa karakter më sipër.

Së dyti, Oerd Bylykbashi pati një reagim në rrjete sociale ku shkroi:

“Komisioni i reformës zgjedhore është bipartizan dhe konsensual vetëm nëse reflekton raportet reale të forcave politike në mazhorancë dhe opozitë, vetëm nëse Partia Demokratike Rithemelimi përfaqësuesja reale e shumicës dërrmuese të votuesve opozitarë, zotëron bashkëdrejtimin e komisionit dhe veton që garanton konsensusin real politik mazhorancë-opozitë’

Përgjigjen Oerdi e morri pak minuta më pas:

Vetë kryetarja e OSBE-ODIHIRit, Clarisse Pasztory, realizoi një takim me Enkelejd Alibeajn si bashkëkryetarin e Komisionit të reformës zgjedhore.

Pra, Instrumenti i SHBA-BE-Britanisë, OSBE i tregoi Bylykbashit, dhe Bardhit, Salianjit, Gjekmarkajt dhe gjithë pasuesve të tyre se :

OSBE, SHBA dhe BE njohin Enkelejd Alibeajn dhe L.Bashën si PD, si bashkë kryetarë të reformës Zgjedhore dhe si aleatë të tyre.

Ky diskretitim publik që ju ndodhi këtyre politikanëve sharlatanë, kurrsesi nuk mbulohet dot me deklarata qesharake të Dash Sulës apo të tjerë kllounëve politiko-mediatik.

Exit mobile version