Inovacioni në Shqipëri nuk po e nxit shumë rritjen ekonomike. Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 92 në listën e 128 shteteve. Vendi ynë renditet më poshtë se fqinjët në rajon, si Mali i Zi, Maqedonia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia. Shqipëria renditet e fundit në rajon për ndikimin që inovacioni ka te rritja ekonomike. Indeksi Global i Inovacionit për vitin 2016 e rendit Shqipërinë në vendin e 92 në listën e 128 shteteve. Ndërsa vendet e tjera të rajonit renditen më mirë se ne. Ky dokument vlerëson ndikimin e politikave të orientuara të inovacionit që kanë ndikim në rritjen ekonomike. Vendet me të ardhura të larta dhe në zhvillim po synojnë që nëpërmjet strategjive dhe politikave të ndryshme të nxisin rritjen ekonomike. Disa prej tyre ia kanë dalë, ndërsa një pjesë tjetër po hasin vështirësi. Shqipëria renditet në grupin e vendeve me të ardhura të mesme dhe të larta. Në indeksin e këtij viti, vendi ynë ka marrë 28.3 pikë, duke u klasifikuar i 92-ti. Në rajon, më mirë se Shqipëria renditen Mali i Zi në vendin e 51, Maqedonia në vendin e 58, Serbia në vendin e 65 dhe Bosnje-Hercegovina në vendin e 87. Indeksi Global i Inovacionit kryesohet këtë vit nga Zicra, pasuar nga Suedia, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Finlanda.