Të gjithë “të humburit” kundër Donald Trump

Frrok ÇUPI

Sot (dje) në mëngjes Bota u zgjua “ndryshe”. Ndryshimi i Botës ndodhi; ndodhi sepse njerëzimi, ose qeliza e botës, e deshi ndryshimin. Prandaj edhe ndodhi. Bota ishte lodhur dhe rraskapitur nga “ujërat” që nuk lëvizin, nga vjedhjet, krimet, mashtrimet, korrupsioni, intrigat, luftërat e kota, vrasjet e të tjerëve për postet dhe pasuritë e dikujt…
Këta ishin kundër Donald Trump, me mish, me shpirt dhe me armë. Nuk kishin gjë me Donald, ndoshta- “gjënë” e kishin me Ndryshimin. Këta nuk deshën ndryshimin, edhe pse qeliza e botës që është njeriu kërkonte ndryshim. Amerikanët e sollën ndryshimin. Donald Trump nuk është i dinastive, nuk është i ujërave të ndenjura, nuk është i hajdutërive, nuk është i Sorros dhe i asnjë sorre në botë- ja për këtë e urrenin. Prandaj dukej sikur gjithë Bota ishte kundër Trump. Por në thelb, njeriu paskësh qenë me Trump, domethënë, bota njerëzore paskësh qenë me Trump.
As ata të ujërave të ndenjura nuk kishin ndonjë faj të madh. Në fund të fundit- njerëz pa atribute e pa kontribute. I mblodhi “fati” i vjedhjes së bashku, i krimit së bashku, i mbylljes së portave për të vërtetën, i vrasjes prapa shpine, i dhunimit të botës arabe përmes “pranverës arabe”, i sulmit mbi qytetërimin evropian duke përdorur si armë turmat njerëzore të refugjatëve.
Në fakt këta të ujërave të ndenjura nuk kishin ndonjë faj. Këta ishin thërritur në shërbim, sepse dinë të shërbejnë. Ç’faj kishte, për shembull, ky më i fundit, Ëolf Blitzer- gazetar i “CNN”? “Ëolf Blitzer ndodhet në orën e vetëvrasjes!”- shkruan, gazeta “Mail online”.  “Sot Tëitter tallet me dëshpërimin që ra në fytyrën e tij në kohën kur u shpall fitorja e Trump- shkruan gazeta. – Edhe anchormenët e “CNN”, Anderson Cooper and Jack Tapper, kanë humbur qëkurse u shpall fitorja e Trump”, shkruan “Mail online”.
Të paktën në Amerikë akoma ka një moral ku “i humburi”, vjen një moment kur zhduket. Këtu dhe në shoqëri të tjera të dobëta, akoma nuk është arritur kjo vlerë. Mbrëmë shikoja analiza në ekrane të Tiranës, analiza mbi zgjedhjet në Amerikë sikur flisnin për fshatin Gosë në Kavajë ku rriten derra të mirë. Mburravecë, të “gjithditur”, patriotë idiotë që thoshin se Clinton-ët e kanë shpëtuar kombin shqiptar. Talleshin me Trump. Të ngrefosur. Të gjithë “të humbur”.
Këta që janë “të humbur” nuk kanë ndonjë faj. Ku humbi Kryeministri i Shqipërisë, i cili ka deklaruar (në “CNN”) se “po fitoi Trump do t’i prish marrëdhëniet me Amerikën”? Që nga data 3 nëntor nuk ka shënuar asgjë as në Tëitter, ku shkruan përditë e për minutë. Siç duket e ndjeu Fitoren e Ndryshimit. Edhe ky humbi, u zhduk.
“Të humburit” nuk kanë asnjë faj. Se në fund të fundit nuk u bënë vetë, as të fituar as të humbur. Në fund të fundit këta që kemi këtu i bëri George Sorros- një problem i madh i Botës, që desh të zhyste edhe Amerikën në ujëra që nuk lëvizin.
Këta nuk kanë asnjë faj, këta nuk e njohin Ndryshimin; atëherë si mund ta pranojnë?!
Ka të tjerë nëpër këtë botë të ndotur që duan të qëndrojnë aty, në ndotësinë e krijuar prej tyre; dhe të mos lëvizin. Qeveri të shumta nga Azia dhe nga Europa reaguan menjëherë sapo mësuan për fitoren e Trump. Qeveri që iu kanë zënë kallo të pasmet në kolltuqe dhe në krime. Këta e përjetuan si humbje fitoren e Trump.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ku po ndërtohen mure kundër refugjatëve, reagoi pse Trump ka folur për ndërtim muresh. “Jam në ‘huge shock’”- deklaroi që në mëngjes. “Mbaroi ‘Pax Americana’”, tha ky sikur të ishte krijuesi i Botës. Ministri i Jashtëm i Francës, Jean-Marc Ayrault tha se “pranoj të punoj me Trump, por kam disa pyetje”… “Ky vit do të jetë viti i katastrofës së dyfishtë në Perëndim”- tha Carl Bildt i Suedisë, njeriu që ka njëqind vjet në pushtet dhe vjen rrotull vendeve të varfra të Ballkanit si “mësues i mosndryshimit”.
Të tjerë që nuk kanë krijuar “kënetë” thanë se bota kërkonte ndryshim dhe ja ku erdhi! “Fitorja e Donald Trump është sinjal se qytetarët e Perëndimit kërkojnë një ndryshim të pastër në politikë”- tha Beatrix von Storch, zëvendëskryetar i partisë opozitare kundër emigrimit (AfD).
Ata që janë ulur në ujërat e ndenjura dhe nuk e duan ndryshimin, nuk kanë faj. Ishte një kohë e gjatë pa ndryshim, duke shtresëzuar të keqen. Një kohë e gjatë që nga Lufta e Dytë, një kohë e gjatë që nga Beatles, që nga Muri i Berlinit… Kishin krijuar kënetën.

/Veritas,com.al/

Exit mobile version