Nga Belind KËLLIÇI
Rinia ka forcen, guximin, vendosmerine per te ndryshuar kete realitet te trishte, te shkaktuar nga Edi Rama. Te rinj me besim te PD dhe lideri i saj Lulzim Basha do te arrijne te shembin politiken e ngritur mbi parate e pista te krimit dhe korrupsionit, politiken qe ushqehet nga oligarket qe sot ndjehen te kercenuar per shkak te perfitimeve abuzive.
Edi Rames ia kane vene vizen shqiptaret dhe nderkombetaret dhe nuk e mbajne dot as patericat qe u hedh lemoshen e i ndersen ne llumin mediatik per “perplasje” banale. Edi Rama kap gjithmone mollen e kalbur. Asgje dhe askush se ndal rrugen tone per Shqiperine e mundesive per Shqiperine si Europa.
Me partneret tane te CDU do ta bejme realitet kete enderr!
Faleminderit Kryetari i Forumit Rinor te CDU-se Tilman Kuban per fjalen inkurajuese.
“Gjermania ju ofron derën e hapur nëpërmjet 9 kushteve të Bundestagut. Prandaj, Lulzim Basha ju ofron një mundësi duke protestuar me të, bërë fushatë me të, dukë iu bashkuar atij, pasi ai është një njeri i jashtëzakonshëm. Ai është gjithashtu mik personal i Angela Merkelit, një nga udhëheqësit politikë më të fuqishëm në botë.
Por ne vetëm sa mund të hapim dyert. Ju duhet të kaloni vetë. Ju lutem na ndihmoni ta ndryshojmë këtë vend. Ju lutem, ndihmojeni Lulzim Bashën te jëte kryeministër sa më shpejt të jetë e mundur.
Ju duhet të kaloni vetë, që të jetë kryeministri sa më shpejt të jetë e mundur dhe atëherë, le të nisim një kapitull të ri së bashku si miq. Ky është thelbi. Miqtë qendrojnë bashkë edhe kur dielli shkëlqen, edhe kur ka kohë të vështira”.