Dorjan Teliti publikon videon dhe perballe genjeshtrat e Rames me dëshmitë: Të braktisur, të pashpresë, të falimentuar, kjo është e vërteta e fermerit shqiptar
Ky është fakti që nuk e mbulojnë dot montazhet dhe regjia qëndrore e propagandës së Ramës.
Më kot mundohet të gënjejë shqiptarët që në vitin e 7 të fatkeqësisë së keqqeverisjes e kanë të qartë se përgjegjësit e krizës janë ata që nuk mbajtën asnjë premtim.
Propaganda e Rilindjes nuk pin më ujë, produktet e tokës tonë nuk shiten dot pasi përballen me konkurencën e produkteve të importuara nga vendet e rajonit, që i subvencionojnë ato me dhjetëra herë më shumë sesa ato dy qindarka që jep qeveria shqiptare.
Ndryshimi është domosdoshmëri, 25 prilli po afron dhe #ditëmëtëmira do të vijnë