Tensionet mes demokratëve/ Baçi: Djegia e karrigeve, lëvizje, jo ide e fortë.

Gazetari Agim Baçi i ftuar në studion e “Open” në News24 ka komentuar tensionet e krijuara ditën e sotme mes deputetëve demokratë në Komisionin e Medias mes Gazment Bardhit e Flamur Nokës me Flutura Açkën.

Baçi u shpreh se djegia e karrigeve është lëvizje e fortë, por jo ide e fortë, ndërsa shtoi se është dicka e vështirë për të kuptuar se nëse opozita nuk ndalon dot kryeministrin Rama nga miratimi i ligjeve akuzon Açkën dhe Bakiun se i shërbejnë Ramës.

Baçi: Rama ka kaluar gjithë buxhetin për 4 minuta. Të djegësh karriget është lëvizje e fortë, por jo ide e fortë. Nëse ti nuk e ndalon Ramën të bëjë këto ligje dhe të miratojë ndryshime dhe ti djeg karrige dhe tha se Açka dhe Bakiu i shërbejnë Ramës duke bërë mbledhje, e kam të vështirë ta kuptoj.

Opozita mendon se meqë është mendimi i Berishës dhe grupit parlamentar për të djegur karriget ashtu mendojnë edhe demokratët.

Ka shumë njerëz që nuk janë me Ramën, por nuk janë as me Berishën.

Exit mobile version