“Tenxherja”, kush është shqiptari i vrarë në Greqi që sot iu sekuestruan 1 milion euro

Operacioni “Forca e Ligjit” ka çuar sot në sekuestrimin e rreth 1 milion euro llogari bankare të një shqiptari të vdekur tashmë, pasi u ekzekutua në tetor të vitit të kaluar në Greqi në kuadër të operacionit “Forca e ligjit”.
Ai është Roland Shëmbitrasi, i cili u vra në moshën 39-vjeçare më 8 tetor të vitit 2017 në lagjen “Glyfada” në Athinë.
Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar në Greqi vitin e shkuar. Roland Shëmbitrasi me origjinë nga Korça prej vitesh ishte rezident në Greqi. Ai ishte i martuar dhe babai i dy vajzave të mitura.
I plagosur gjatë atentatit mbeti edhe një shqiptar tjetër i quajtur Gjergji Kapaj. Hetuesit grekë thanë atë kohë se ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe dyshohet për larje hesapesh mes bandash. Roland Shëmbitrasi njihej edhe me nofkën Roni në lagjen Glydafa. Shëmbitrasi kishte qenë më herët në burg në Greqi.
Hetuesit grekë janë të bindur se 39-vjeçari Roland Shëmbitrasi është ekzekutuar për trafikun e kokainës në lokalet e natës në Athinë. Roni, ashtu siç i flisnin miqtë, ishte bashkëpronar i lokalit të natës “Roy Bar” në lagjen “Glyfada” në kryeqytetin grek, pikërisht ku dhe u ekzekutua.
Në qarqet e drogës, apo “mafia shqiptare” në Athinë sikurse i quan shtypi grek, Roland Shëmbitrasi njihej me nofkën “Tenxherja”. Ai ishte bashkëpronar edhe i tre lokaleve të tjera, dy prej të cilave janë luksoze dhe ndodhen në lagjen “Kalithea” të Athinës. Në këto lokale nate shkonin rregullisht këngëtarë të njohur grekë.
Në vitin 2012, Shëmbitrasi ishte arrestuar nga policia pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motora tek klientët VIP të 39-vjeçarit.
Ai ka marrë nofkën “tenxherja” për shkak se njihej për përpunimin që i bënte kokainës. Në fund, ai nxirrte një produkt të pastër për klientët e tij. Për këtë arsye, Roland Shëmbitrasi ishte edhe trafikanti më i shtrenjtë në Athinë, pasi 1 gram kokainë e shiste për 100 Euro. Ai kishte një klientelë të qëndrueshme.

Pjesa më e madhe e tyre i përkasin botës së “shoëbiz” në Athinë dhe janë emra mjaft të njohur. Përveç se janë konsumatorë, shumë prej tyre performojnë në lokalet e natës ku ishte bashkëpronar edhe Shëmbitrasi.
Policia shqiptare tha sot zyrtarisht se pasuria është sekuestruar pas procedimit nr. 443 të vitit 2017, bazuar edhe në shkëmbimin e informacioneve me partnerët dhe referoi materialet e para në Prokurori për fillimin e procedimit pasuror për shtetasin R.Sh. Në vijim u regjistrua edhe procedimi pasuror me nr. 8, i vitit 2018.
Bazuar në materialet e dërguara nga Policia e Shtetit, me kërkesë të Prokurorisë, Gjykata e Shkallës së Parë për Krime të Rënda vendosi sekuestro preventive për llogari bankare të shtetasit të lartpërmendur dhe familjarëve të tij.
Pranë një tjetër banke të nivelit të dytë, u bë ekzekutimi i vendimit të gjykatës për vendosjen e sekuestros së llogarive bankare në emër të shtetasve:
• K. Sh., në shumën 17.033.337 lekë;
• B. Sh., në shumën 924.922 lekë;
• R. Sh., në shumën 51.444.350 lekë.
Në total u sekuestrua shuma 111.402.609 lekë, të cilat dyshohet se janë produkt i veprimtarisë kriminale të shtetasit R. Sh. në fushën e “Trafikimit të lëndëve narkotike”, në Greqi.
Si u ekzekutua në 2017
Policia e Shtetit në një njoftim sot deklaronte se kishte bërë sekuestrimin e disa llogarive bankarë
të Roland Shëmbitrasi, biznesmenit të ekzekutuar disa muaj më parë në Greqi, në lokalin ku ai punonte.

Në atë kohë mediat greke shkruanin se ekzekutimi ishte i tipit mafioz, dhe vrasësit kishin komunikuar me viktimën.
Në qarqet e drogës, apo “mafia shqiptare” në Athinë sikurse i quan shtypi grek, Roland Shëmbitrasi njihej me nofkën “tenxherja”. Ai është bashkëpronar edhe i tre lokaleve të tjera, dy prej të cilave janë luksoze dhe ndodhen në lagjen “Kalithea” të Athinës.
Në këto lokale nate shkojnë rregullisht këngëtarë të njohur grekë. Në vitin 2012, Shëmbitrasi ishte arrestuar nga policia pasi kishte punësuar një ekip prej 10 personash që shpërndanin kokainë me motora tek klientët VIP të 39-vjeçarit.
Sipas mediave greke që shkruan për këtë ngjarje bëhej me dije se dy autorët u shfaqën në lokal dhe shkuan direkt tek tavolina ku po qëndronte 39-vjeçari shqiptar me miqtë e tij. Njëri prej tyre ju drejtua Shëmbitrasit me ton të lartë: “Mua do ma hedhësh”?
39-vjeçari iu përgjigj ashpër: “Ik mos të të fus ndonjë”!
Në këtë moment, dy atentatorët nxorën armët dhe qëlluan me tre plumba Roland Shëmbitrasin duke e lënë të vdekur. Ndërsa mbetën të plagosur shqiptari tjetër Gjergji Kapaj që ishte në tavolinë dhe dy grekë, klientë të lokalit.
Policia greke dyshon se shqiptari është ekzekutuar pasi kishte marrë një sasi droge dhe nuk kishte paguar furnizuesit e tij.

Exit mobile version