Tërmeti ka shkatërruar dhjetëra banesa në lindje të fshatit Vinjoll në malësinë e Kurbinit. Autoritetet nuk kanë arritur në këtë fshat dhe prej ditësh Hava Balloku me jetimët e saj flenë jashtë. Si kjo familje janë me dhjetra në këtë zonë të thellë të Kurbinit.
Me dhjetra banesa të dëmtuara nga tërmeti në fshatrat e thella të Kurbinit skanë marrë ende vëmendjen e autoriteteve. Edhe fshati Vinjoll është vënë përfundi nga ky fenomen natyror. Një pjesë e madhe e shtëpive janë dëmtuar sa që në zonën lindore të fshatit banesat janë rënuar.
Hava Balloku me jetimet e saj e ka pësuar shumë keq. Banesa e saj është dëmtuar aq shumë sa ajo e fëmijët janë detyruar të flenë jashtë në të ftohtë.
Në këtë zonë probleme kanë dhe familjet e tjera si e Nezir Ballokut dhe Agim Bajramit. Ata ndihen të lënë pas dorë për sa kohë askush nuk intresohet për ta.
Si këto familje janë me qindra në zonat e prekura nga tërmeti që nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe janë lënë në mëshirë të fatit./abcnews.al