Tërmeti në Korçë/ Banorët godasin me grushta prefektin dhe punonjësit e emergjencave civile

Në fshatin Floq të Korçës ka tensione mes banorëve të prekur nga tërmetet dhe punonjësve të shërbimit të ndërmarrjes. Banorët kërkojnë të largohen nga çadrat por nuk lejohen nga punonjësit.

Mëngjesin e sotëm ka pasur përplasje fizike mes banorëve dhe punonjësve të emergjencave civile në Korçë, ndërkohë që në Floq ka qenë i pranishëm dhe prefekti Dhori Spirollari.

Ky i fundit ka kërkuar që mediat të mos filmojnë ngjarjen, pavarësisht se banorët që janë strehuar në çadra kanë kërkuar që gazetarët të transmetojnë kushtet e vështira ku ata janë strehuar. Banorët kërkojnë që të shpallet gjendja e emergjencës, një kërkesë kjo që është refuzuar derimë tani nga autoritetet shtetërore.

Banorët shprehen se në çadra mungojnë shtretërit dhe ushqimet, ndërsa disa prej tyre janë transportuar drejt spitalit për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.Kushtet e motit kanë qenë aspak të favorshme për më shumë se 250 banorët që kanë mbetur të pastrehë.

Kujtojmë se lëkundjet e tërmetit kanë qenë mjaft të shpeshta në qytetin e Korçës dhe vetëm në mëngjesin e sotëm janë ndjerë tre të tilla, me një magnitudë të konsiderueshme.

duhet 4

Exit mobile version