Thika e re pas shpine e Zografit bis ndaj Kosovës!

Nga Sali BERISHA

Miq, Edvin Kristaq Zografi Bis, argati i Beogradit zgjodhi per nenshkrimin e marreveshjes me Serbine diten e hapjes se gjyqit ne Hage kunder ish presidentit Hashim Thaci, ish kryetareve te parlamentit Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, ky i fundit ish kryetar i PDK dhe ish ministrit e deputetit Rexhep Selimi.

Ky akt eshte mirefilltas nje thike e re e ketij bespreri ne shpinen e Kosoves.

Kjo jo sepse ai nenshkroi nje marreveshje per levizjen me leter njoftimi me Serbine sepse marreveshje te tilla Shqiperia ka firmosur vite me pare me te gjitha vendet e rajonit.

Por marreveshja e firmosur dje ishte thike pas shpine per Kosoven dhe sherbim i veçante ndaj padronit te tij Vuçiç sepse tashme eshte e qarte si kristali se çdo gje qe u tha dje ne sallen e gjyqit nga akuza ishte nje refren i perseritur 20 vite me radhe nga Beogradi kunder UÇK dhe udhehqjes saj.

Marreveshja e djeshme ishte thike pas shpine per Kosoven pasi argati i Beogradit zgjodhi pikerisht kohen kur po silleshin me hekura ne duar ne sallen e Gjykates Speciale ish udheheqesit me te larte te Kosoves ne Hage per ti thene botes se Tirana dhe Beogradi me Ramen dhe Vuçiç, me marreveshjen qe firmosen dje ndjehen mire me zhillimet dhe aktakuzen e paraqitur ne Hage, te cilen mbare bota e ka degjuar te perseritet qindra here nga Beogradi.

Duke perfunduar, denoj me forcen me te madhe thiken e rradhes pas shpinse se Kosoves nga argati i Beogradit ne Tirane, Edvin Kristaq Zografi dhe e garantoj kete tradhetar se per aktet e tij se shpejti do te varet ne shtyllen e turpit te historise se kombit shqiptar. sb

Artikulli paraprakArti në zi! Shuhet dirigjenti i njohur
Artikulli tjetërKokalari gozhdon Haki Abazin live në emision: Pse ke zyrë në Beograd dhe cila është lidhja juaj me Serbinë?