Tifozët duan largimin e Zidane

Tifozët e Real Madridit nuk janë të lumtur me trajnerin Zinedine Zidane dhe duan largimin e tij. Humbja ndaj Leganes në “Santiago Bernabeu” 2:1 dhe eliminimi nga Copa del Rey, ka acaruar tifozët e Real Madridit.
Shumica e tyre duan largimin e trajnerit Zinedine Zidane, pasi besojnë se cikli i tij ka përfunduar në “Bernabeu”. Lënia jashtë skuadrës së parë nga Zidane e Cristiano Roanldo, Gareth Bale, Toni Kroos dhe Marcelo shihet si arsyeja kryesore për eliminimin e Realit nga Copa del Rey.
Ndërkohë, kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos eliminimin nga Copa del Rey më shumë se sa turpërim, e sheh si dështim të skuadrës. Spanjolli thotë se, skuadra duhet të mësojë nga këto gabime. “Të gjithë duhet të bëjmë më shumë. Nga të gjitha momentet duhet të mësojmë. Turpërim nuk është, e shoh më shumë si dështim”, tha Ramos pas ndeshjes. Kapiteni po ashtu foli edhe për trajnerin Zidane, ku tha se nuk është faji i tij, sepse skuadra po stërvitet mirë dhe fizikisht është shumë e fortë.

Exit mobile version