Tifozët spanjollë zgjedhin trajnerin e ardhshëm

Tifozët spanjollë duan Paco Jemezin në krye të Kombëtares. Vincente del Bosque do të largohet nga Kombëtarja spanjolle, pas dështimit në Euro 2016, ku u eliminua nga Italia në 1/8 e finales. Mediat në Spanjë janë duke dhënë emra të ndryshëm për të zëvendësuar atë ashtu sikurse edhe tifozët. AS ka bërë një sondazh me tifozët, ku 52 për qind e tyre duan që Paco Jemez të jetë trajner i ardhshëm. Në vendin e dytë Camacho me 14 për qind, i ndjekur nga Julen Lopetegui me 12, Joaquín Caparrós me 11 dhe Michel me 10 për qind.

Exit mobile version