Tirana prej tre javësh pa ujë, reagimi i gazetarit: E ka pirë Kuçedra Veliaj

Kryeqyteti prej javësh tashmë ndodhet në krizë uji, ndërsa kryemashtruesi Veliaj vazhdon të gënjejë qytetarët me mashtrimet e tij. Edhe ato pak zona që nuk vuajnë nga mungesa e ujit, qytetarët ankohen se uji që rrjedh në çezmat e tyre nuk është i pijshëm ndërkohë që Lali Eri del në tv si ‘gjeli majë plehut’ dhe komenton sigurinë e ujit.

Gazetari Aulon Kalaja shprehet se ujin e ka pirë Kuçedra Erion Veliaj, i cili del dhe në televizor si “gjeli majë plehut” dhe na flet për çmimet imagjinare që na paska fituar Tirana nëpër glob.

“Jo vetem që nuk e hoqi ujin me orar, por e reduktoi orarin kur vjen uji. Jo vetem që uji është i papijshëm dhe ne e paguajmë për të pijshëm. Jo vetëm që riktheu vetëm autobotet që shesin ujë dhe qytetarët e Tiranës që mbajnë radhë, si në kohën e qoftëlargut.

Por tani, viti 2019, zgjohesh në mëngjes dhe nuk mund të lashë sytë dhe dhëmbët. Kamarieri në lokal të kërkon që të mos hysh në tualet, sepse e kanë jashtë funksionit, sepse mungon uji. Atë e ka ndalur, e ka vjedhur, e ka grabitur Kuçedra Erion Veliaj dhe legjenda thotë se kërkon t’a japë me koncesion, ashtu siç kanë bërë me asetet tona, anëmbanë Shqipërisë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, del dhe në televizor si “gjeli majë plehut” dhe na flet për çmimet imagjinare që na paska fituar Tirana nëpër glob dhe madje bota po ndjek shembullin e kryeqytetit tonë për ujin, ajrin, pastërtinë apo ku e di unë se çfarë. Gjithë këtë shfaqje e bën pranë një plake, e cila i puth dorën, ndërsa Erioni në dorën tjetër mban një tas me supë. Sigurisht përballë kanë kamerat dhe aparatet e Bashkisë,” u shpreh Kalaja.

Exit mobile version