Tirana, qyteti i pestë më i shtrenjtë në Europë për blerjen e një banese

Tirana vazhdon të renditet ndër qytetet më të shtrenjta të Europës për blerjen e një banese. Sipas të dhënave të agjencisë Numbeo për vitin 2024, për të blerë një apartament në kryeqytet, një familje duhet të punojë për 15 vjet e 3 muaj. Ky vlerësim merr parasysh kombinimin e çmimit për metër katror dhe të ardhurave mesatare të familjeve.

Në këtë listë të 293 qyteteve të botës, Tirana zë vendin e pestë në Europë, pas Lisbonës, ku një familje do t’i duhen 19 vjet e 5 muaj për të blerë një apartament. Pas Lisbonës, në renditje ndodhen Parisi dhe Spliti me 17.8 vite, ndërsa Milano ka një periudhë prej 16.3 viteve për të përfunduar blerjen.

Të dhënat tregojnë një rritje të kohës së nevojshme për të përballuar blerjen e një prone në Tiranë. Në vitin 2023, qytetarët kishin nevojë për 17.5 vite, ndërsa në vitin 2022 ky numër ishte 15.7 vite. Kjo tregon një rritje të vazhdueshme të çmimeve të pasurive të paluajtshme dhe kërkesës për apartamente në kryeqytet, ku ndërtimi ka qenë gjithashtu në rritje në vitet e fundit.

Në vitin 2023, Parisi ishte qyteti më i shtrenjtë për blerjen e një banese në Europë, me 20.2 vite, dhe Tirana ndodhej në vendin e gjashtë të renditjes.

Exit mobile version