Tiranës i mbet vetëm emri. Hapni sytë dhe shikoni përreth ku jetoni

Nga Belind KELLIÇI

36,4% më shumë ndërtime se vitin e kaluar! Erion Veliaj mbretëron me leje ndërtimi.

Nuk janë parqe dhe lulishte për fëmijët tuaj, as hapësira ku të parkoni makinat.
Kjo është fatura për ju!

Ja të dhënat zyrtare:

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, në 3-mujorin e parë 2021 janë miratuar gjithsej 251 leje ndërtimi për ndërtesa të reja, nga 184 leje të miratuara në tremujorin e parë 2020, duke shënuar një rritje prej 36,4%.

Sipas lejeve që i takojnë tremujorit të parë do të ndërtohen 599,446 metër katror në të gjithë vendin me një rritje 80% në raport me vitin 2020, por 73.7% e kësaj sipërfaqeje do të ndërtohet në Tiranë.

Në kryeqytet sipërfaqja e re është dyfishuar!

Reagoni për fëmijët tuaj!
Kjo është Tirana që po u trashëgoni.

Exit mobile version