Eurodeputeti gjerman, David McAllister, reagon ashpër për vendimin e mazhorancës shqiptare për të votuar ditën e nesërme në seancën plenare ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Në postimin e tij në ‘Tëitter’, eurodeputeti shpreh shqetësim për këtë vendim, duke thënë se pavarësisht thirrjeve ndërkombëtare për të pritur mendimin e Komisionit të Venecias, Shqipëria cakton për votim ditën e nesërme.
Sipas zyrtarit të lartë në Parlamentin Evropian, ndryshimet e njëanshme kushtetuese mund të bëjnë që zgjedhjet e 25 prillit 2021 të jenë joproduktive.
“Ekstremisht i shqetësuar se, përkundër thirrjeve kombëtare dhe ndërkombëtare, duke nxitur të presim një mendim të Komisionit të Venecias , votimi për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të # Shqipërisë janë caktuar për nesër”.
“Ndryshimet e njëanshme të marrëveshjes mund të theksojnë më tej klimën e mosbesimit dhe polarizimit në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të 25 prillit 2021. Ato do të jenë joproduktive ndaj përpjekjeve për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare deri në fund të vitit”.
Extremely concerned that, despite national and international calls, urging to ëait for an opinion of the Venice Commission, the vote for changes to the #Albania’s Electoral Code have been scheduled for tomorroë.
— davidmcallister (@davidmcallister) October 28, 2020
Unilateral changes to the agreement could further entrench the climate of mistrust and polarization in the run-up to the general elections of 25 April 2021. They ëill be counterproductive to the efforts of opening the first intergovernmental conference by the end of the year.