Gjykata e Torinos ka marrë vendimin për dënimin me 5 vjet burg të italianit Pasquale D’Ambrosio, 60 vjeç, pronar i avionit të tipit të lehtë “Dynamic” i ndaluar më 2015 në pistën e komunës së Gattinaras, në provincën e Vercellit me rreth 80 kg marijuanë të trafikuar nga Shqipëria.
60-vjeçari italian është shfajësuar nga dy akuza të tjera si pjesëmarës në trafikimin e dy sasive të tjera të drogës nga Shqipëria drejt Italisë, si dhe si anëtar i një organizate kriminale me aktivitet në trafikun e drogës përmes Shqipërisë e Italisë.
Akuza e dënimit ndaj Pasquale D’Ambrosio është trafik ndërkombëtar droge. Kjo akuzë është vërtetuar nga mesazhet e gjetura në celularët e sekuestruar të bashkëpunëtorëve të italianit Rosario Campisi, Maksim Llanaj e Gëzim Borakaj.