Trafiku “Zogjtë” dhe “Kafaz”, zbardhen përgjimet e shqiptarëve

Policia italiane ka zbardhur më shumë detaje nga personat e arrestuar në kuadër të operacionit të ekzekutuar sot në disa qytete italiane. Dy nga shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit Transitus, ekzekutuar gjatë ditës së sotme nga Policia Italiane e qytetit të Milanos në bashkëpunim me atë të Monzës, Breshës e Veneciacili, i cili çoi në urdhër arresti ndaj 13 personave me akuzën e trafikut të qenieve njerëzore e favorizimit të emigracionit klandestin, janë rezidentë në qytetin e Breshës.
Roli i tyre në këtë organizatë ishte ai i shoferit që transpononte me furgonë e automjete emigrantët nga Italia në vendet e Evropës Veriore. Përgjimet telefonike të Policisë italiane kanë zbardhur se emigrantët sirianë thirreshin në gjuhën e koduar “zogj” e mjetet për transportin e tyre “kafaz”.
“A është gati kafazi për 6 zogj?”
“Kafazi për 8 zogj është gati” etj., thuhet në disa nga bisedat e përgjuara nga Policia italiane.
Sipas autoriteteve italiane trafiku i emigrantëve klandestinë i ka siguruar kësaj organizate një përfitim prej 1 milion euro në vit.

Exit mobile version