Tragjedi/ Humbin jetën dy elektriçistë, ranë nga shtylla e tensionit të lartë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Roskovec. Dy elektricistë kanë rënë nga shtylla, duke ndërruar jetë. Ata janë Gjergj Duka dhe Bashkim Saliasi. Ata punonin për OST.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Exit mobile version