Traineri konfirmon se Xhaka është në një gjendje të rënduar psikologjike

Mesfushori i Arsenalit , Granit Xhaka nuk do të përballet me gjobë dhe asnjë veprim tjetër disiplinor nga klubi për gjestet e tij drejt tifozëve në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palace.

Unai Emery e konfirmoi të martën se Xhaka nuk do të luajë kundër Liverpoolit në Anfield sonte dhe raportohet se klubi i ka ofruar lojtarit ndihmë për tu këshilluar për gjendjen e tij pas incidentit.

Arsenali është i shqetësuar për gjendjen e tij të brishtë mendore momentale, saqë as nuk po mendon për një veprim disiplinor ndaj tij për momentin.

Një burim i brendshëm i klubit e ka konfirmuar se 27-vjeçari nuk është mirë pas sulmeve që i kishte në fushë, por edhe jashtë saj në rrjetet sociale.

Edhe Emery insiston se çështja e kapitenit aktualisht është në vendin e dytë, pasi në rend të parë është mirëqenia mendore e lojtarit.

“Unë fola me Granit të dielën, dhe të hënën përsëri në stërvitje dhe nuk është e lehtë për të”. “Nuk kam nevojë për kërkim faljen e tij, sepse e di se ai është shkatërruar”.“Ai është shumë keq dhe ne duhet ta mbështesim”, ka thënë Emery.

Exit mobile version