Trajneri argjentinas: Messi? Maradona është i pari

I përqendruar te ndeshja e kthimit e 1/8 finale të Ligës së Kampionëve me Juventusin, Mauricio Pochettino e hodhi vështrimin e tij mbi futbollin italian. Duke folur në një interviste me “CRC”, trajneri i Totteham ishte shumë i qartë: “Mesi? I pari, Maradona”. Diçka që mund të vijë si e papritur, duke parë atë që po bën sot lojtari argjentinas i Barcelonës. Në lidhje me sfidën e kthimit kundër bardhezinjve, me të cilët ka arritur një barazim 2-2 në stadiumin “Allianz” të Torinos, gjatë ndeshjes së parë, Pochettino tha: “Juventusi është një ekip i madh, me lojtarë të mëdhenj. Kualifikimi është i gjithi shumë i hapur, ndaj ne kemi shumë punë për të bërë. Rezultati i ndeshjes së parë është i shkëlqyeshëm, por nuk ka favorit për në çerekfinale”. Në pyetje mbi Napolin, së cilës trajneri argjentinas iu përgjigj se “mund të fitojë titullin”, duke shtuar se kolegu i tij italian, Sarri, “po prodhon futbollin fantastik, më të bukurin në Europë”.

Exit mobile version