Rubin Kazani regjistroi një humbje të hidhur mbrëmjen e djeshme, teksa u mposht me rezultatin 0-2 ndaj Krylyla Sovetov, në duelin e vlefshëm për javën e tetë të kampionatit.
Titullar në këtë duel u aktivizua sulmuesi Mirlind Daku, i cili nuk mundi të linte gjurmë, ndërkohë që nga stoli u aktivizuan Mirlind Çuni dhe mesfushori me origjinë shqiptare, Veldin Hodza (Hoxha), të cilët bënë debutimin me skuadrën ruse.
Vlen të theksohet fakti se stol gjithashtu ndodhej edhe futbollisti tjetër me origjinë shqiptare, Dardan Shabanhaxhaj, për të cilin nuk pati minuta.