“Vuçiç shpalli kapitullimin në Kosovë”- Ish gjenerali serb: E pakuptimtë! Institucionet në Veri ia ka dorëzuar vetë Prishtinës

Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, ish-gjenerali Zdravko Ponosh, ka komentuar fjalimin e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, duke u shprehur se me deklaratat e tij shpalli kapitullimin në Kosovë, e jo “pushtimin e Kosovës”.

Ndër të tjera, Ponosh tha të gjitha institucionet në veri, në të cilat Vuçiç dëshiron t’i kthejë serbët, ai vetë ia ka dorëzuar Prishtinës.

“Ajo që Vuçiç ka shpallur është një tregim krejtësisht i pakuptimtë. Ajo ka ardhur nga kampi i Vuçiçit, kështu që nuk e di se me kë ai po debaton”, tha Ponosh, ndërsa ka shtuar se presidenti i Serbisë me këtë paraqitje shpalli kapitullim, e jo ​​pushtimin.

Ish gjenerali i ushtrisë serbe, theksoi më tej se gjithçka që Vuçiç e tha, e kishte thënë edhe më parë.

“Thjesht nuk e di pse ka pritur 72 orë për të thënë se nuk ka zgjidhje të mirë për serbët në Kosovë. Ne e dinim këtë edhe pa skaduar ato 72 orë”, thotë Ponosh.

Duke folur për kërkesat për kthimin e institucioneve serbe në Kosovë, deputeti serb pohon se ato paraprakisht i ka dorëzuar vetë Vuçiç.

Exit mobile version