Treguesit demografikë për tremujorin e dytë 2024, INSTAT: Ja qarku me numrin më të lartë të lindjeve dhe vdekjeve

Instituti i Statistikave ka publikuar të dhënat mbi demografinë për periudhën prill, maj, qershor, pra tremujorin e dytë të vitit 2024.

 

 

Sipas INSTAT, numri i lindjeve për këtë tremujor krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë është 5269 (lindje), duke shënuar një rënie prej 3.4%, pasi në 2023, lindjet në muajit prill-maj-qershor ishin 5452.

Ndërkohë, numri i vdekjeve për tremujorin e dytë të 2024, është 5014 vdekje, e cila krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, ka shënuar një rritje prej 1.3%. Në të njëjtën periudhë në vitin 2023, vdekjet ishin 4950.

Instituti i Statistikave shpreh se Tirana është qarku me shtesën natyrorë më të lartë, me 741 lindje më shumë sesa vdekje. Nga ana tjetër, Korça është qarku me shtesën natyrore më të ulët, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.

LINDJET

Lindjet më të larta për këtë tremujor të dytë e mban Tirana me 2013 lindje, më pas Durrësi me 587 lindje dhe në vend të tretë Elbasani me 449 lindje.

Ama, këto qytete nuk janë ato që kanë pësuar rritjen më të madhe të lindjeve, nëse do i krahasonin me tremujorin e dytë të vitit 2023.

Në fakt, Berati mban vendin për rritjen më të madhe në përqindje të lindjeve, krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, teksa ka pësuar rritjen prej 3.2 %.

Nga ana tjetër, Gjirokastra mban vendin e cila ka rënien më të madhe të lindjeve krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2023, me 18.6%.

 

lindjet-sipas-qarqeve-instat-tremujori-II-2024

VDEKJET

Numrin e vdekjeve më të larta e mban sërish Tirana, me 1272 vdekje, në vend të dytë radhitet Fieri me 607 vdekje dhe në vend të tretë Elbasani me 504 vdekje.

Fieri njëkohësisht mban vendin me rritjen më të madhe të vdekjeve në përqindje, prej 14.3%.

Berati mban vendin për uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve, prej 13.2%.

Qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi, me 110 vdekje.

Exit mobile version