Trenat nazistë mbajnë “gjallë” minierën e qymyrit në Bosnje

Në periferi të minierës së qymyrit Sikulje të Bosnjës, punëtorët shkuan për të parë pasi vërejtën një të huaj duke i fotografuar trenat e minierës.

“Doli se ai ishte një gjerman dhe xhaxhai i tij kishte drejtuar një nga këto lokomotiva në frontin rus gjatë Luftës së Dytë Botërore”, tha Hasan Blekoviç, një menaxher i lartë në minierë.

Një tren Kriegslok duke tërhequr vagonët e qymyrit në minierën Sikulje më 6 gusht
Një tren Kriegslok duke tërhequr vagonët e qymyrit në minierën Sikulje më 6 gusht

Tetëdhjetë vjet pas daljes nga fabrikat gjermane, pesë lokomotiva të luftës, Kriegsloks, ende operojnë në minierën Sikulje pranë Tuzlës, një rajon ku sistemi hekurudhor u ndërtua për të ndihmuar pushtimin.

Gjatë pushtimit nazist të Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike (BRSS), kamionët gjermanë të furnizimit u penguan nga rrugët sovjetike.

Pas pushtimit të Bashkimit Sovjetik në vitin 1941, logjistika e luftës e Gjermanisë naziste u bllokua. Kolonat e automjeteve ngecën te një ndalesë në rrugë vjeshtës dhe lokomotivat e prodhimit gjerman ngrinë në dimrin e ashpër që pasoi.

Prodhimi i lokomotivave Kriegsloks në Uildau, Gjermani, në gusht 1943

“Lufta nuk mund të humbet për shkak të problemeve të transportit, ajo duhet zgjidhur”, i kërkoi Adolf Hitler kreut të armatimeve dhe municioneve për nazistët, Albert Speer.

Në vitin 1942, udhëheqja naziste shtyu përpara një prodhim më të madh lokomotivash të tilla që mund t’u rezistonin kushteve të vështira ruse dhe për furnizime të shpejta në frontin lindor.

Një inxhinier i një lokomotive Tuzla Kriegslok kontrollon xhamin e shikimit që tregon nivelin e ujit brenda bojlerit.

Trenat Kriegslok mund të prodhoheshin shpejt, por i mbanin komponentët jetikë të izoluar nga i ftohti, duke përfshirë ekuipazhin e tij, i cili mund të mbyllej brenda një kabine.

Pllaka e një prodhuesi në një Kriegslok tregon vitin, 1944, e prodhuar në Kasel, në pjesën qendrore të Gjermanisë.

Mijëra Kriegslok që u prodhuan, u bënë nga të burgosurit e luftës sovjetike.

Rreth 300 nga trenat e prodhuar nga nazistët u përdorën në pushtimin e Jugosllavisë, me më shumë se gjysmën të mbetur në vend mes kaosit gjatë tërheqjes së gjermanëve.

Shumë prej trenave u hodhën si hekurishte, të tjerë përfunduan në muze, por për industrinë e kritikuar të qymyrit në Bosnjë, trenat janë bërë një pjesë jetike e operimit.

Një Kriegslok duke tërhequr vagona me qymyr.

 

Minierat e qymyrit të Bosnjës janë goditur rëndë nga reduktimet e subvencioneve shtetërore dhe premtimi i vendit për të mbyllur industrinë e qymyrit deri në vitin 2050, në përputhje me kërkesat e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Pesë vjet më parë, rreth 4.000 njerëz punonin në kompaninë minerare Kreka, asetet e së cilës përfshijnë minierën e Sikuljes.

Sot kompania ka vetëm 1700 të punësuar dhe menaxherët e minierës thonë se çdo qindarkë e shpenzimeve po llogaritet me kujdes.

Pjesë këmbimi për Tuzla Kriegsloks në një punëtori për trena.

“Trenat na kushtojnë vetëm rreth 500 euro çdo muaj për të funksionuar”, thotë Blekoviç, drejtor i mirëmbajtjes në minierën e Sikuljes për Kriegsloks.

Kostoja relativisht e vogël operative për lokomotivë është për vajin lubrifikues dhe disa furnizime të tjera dytësore. Karburanti, praktikisht është pa pagesë

Miralem Oderoviç hedh me lopatë qymyr kafe në furrën e zjarrit të një Kriegsloku.

Kriegsloks ishin projektuar për të punuar me qymyr kafe, një lëndë djegëse e thërrmuar dhe me cilësi të ulët. Me minierën Sikulje e vendosur në rezerva të mëdha qymyrguri, furnizimi i trenave me karburant praktikisht është i pakufizuar.

Miralem Oderoviç duke operuar me vagonët gjatë turnit të tij në minierën e Sikuljes.

Miralem Oderoviç ka 20 vjet që drejton trenat e prodhimit gjerman, një punë që e ka bërë i ati para tij. Punëtori thotë se e do punën, por tregon djegiet në njërën këmbë nga avulli që ndonjëherë shpërthen në kabinë.

Një Kriegslok hedh një mjegull avulli në minierën e Sikuljes.

Drejtimi i trenave unik shoqërohet me disa rreziqe të papritura, thotë Oderoviç.

Pas krizës financiare të vitit 2008, ai tha, “djemtë do të hidheshin në tren ndërsa ne po lëviznim dhe do të fillonin të vidhnin qymyrin nga tenderi”.

Linjiti i vjedhur, ose shitej, ose përdorej nga hajdutët për të ngrohur shtëpitë e tyre gjatë krizës ekonomike. Shoferi pa njërin që ra dhe humbi krahun nën rrotat e trenit.

Një Kriegslok në stacionin e mirëmbajtjes pranë Tuzlës.

Punëtorët e mirëmbajtjes thonë se tani për tani janë në gjendje t’i prodhojnë vetë pjesët e tyre të ndërrimit për trenat, por lëvizja me to është më e kufizuar.

Një pllakë e prodhuesit zbulon se një nga Kriegslokët boshnjakë ishte prodhuar nga Henschel, e njëjta kompani që prodhoi tanke Tiger për forcat naziste.

“Përderisa ta kemi këtë punëtori që funksionon, ne mund t’i mbajmë trenat në gjendje për të punuar”, tha Hasan Blekoviç për të ardhmen e Kriegsloks.

“Por, ne kemi nevojë për mekanikë të aftësuar për t’i mirëmbajtur lokomotivat. Duhen rreth 10 vjet për të trajnuar dikë dhe brezi i ri thjesht nuk duket i interesuar për këtë punë,” shtoi ai./REL

Exit mobile version