Ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook thotë se reforma në Shëndetësi bashkë me krijimin e shërbimit të Urgjencës, kanë dështuar. “Denoncimet e mbrëmshme të infermierit të guximshëm e të përgjegjshëm për “mos shërbimin” tonë të urgjencës ishin reale, të përputhshme me çfarë ne kemi thënë. E gjithë reforma shëndetësore, përfshi krijimin e shërbimit të urgjencës, janë vetëm një “fishekzjarre” e shuar tashmë! Shqiptarët jo vetëm që nuk kanë “Shëndetësi falas”, por nuk kanë as “Urgjencë falas”, që është e duhet të jetë obligim madhor i shtetit. Në programin tonë një vend të veçantë zë ngritja e një sistemi modern, të pajisur, të shtrirë, efikas urgjencë ambulatore e spitalore, i përshkallëzuar sipas rasteve ky. Kjo urgjencë do të jetë në përputhje me standardet e protokollet evropiane, do të ofrohet gratis për popullsinë”,- shkruan Shehu.
Kryesore
Continue to the categorySi Rama dhe oligarkët kërcënuan njerëzit e Lulzim Bashës, të shkonin...
Nga Bato Kosova
Aleanca, Rama-Berisha, është sot më e dukshme se kurrë. Në fakt, ajo nuk ka ndalur asnjëherë që prej vitit 2008, kur së...