Një shpërthim i fuqishëm raportohet para pak minutash në qendër të Tiranës nuk zonën e njohur si “9-katëshet” pranë prokurorisë së Përgjithshme. Burime nga vendi i ngjarjes i thanë se një makinë ka shpërthyer. Dyshohet se ajo është hedhur në erë me eksploziv. Të njëjtat burime thanë se lënda plasëse i është vënë pranë gomës së parë. Nuk ka ende të dhëna për persona të lënduar. Forca të shumta të policisë ndodhen në vendin e ngjarjes.