Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin.
“Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë. Ka pasur njoftime për parregullsi në disa zona të shtetit që ngrejnë dyshime serioze për vlefshmërinë e votave“, u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.
Presidenca amerikane nuk fitohet bazuar tek vota popullore. Zgjedhjet presidenciale amerikane vendosen nëpërmjet një sistemi kompleks me dy faza, në të cilin votat e dhëna në nivelin e shtetit pasohen nga një votim i dytë në një trupë të njohur si Kolegji Elektoral.
Shteteve individuale u caktohet një numër “elektorësh”, bazuar në numrin e popullsisë. Një listë elektorësh që mbështesin fituesin e votës popullore në secilin shtet çertifikohet sapo të jenë numëruar votat. (Në dy shtete amerikane, Maine dhe Nebraska, votat elektorale ndahen në bazë të rezultatit të secilit kandidat.)
Kolegji elektoral mblidhet më 14 dhjetor për votimin që përcakton zyrtarisht se kush do të jetë presidenti i ardhshëm. Kandidati fitues duhet të marrë 270, nga një total prej 538 votash të Kolegjit Elektoral. Votat numërohen zyrtarisht gjatë një sesioni të përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit më 6 janar.
Ndërsa shumë shteteve mund t’u duhen ditë ose javë për të numëruar të gjitha votat e tyre, një numër shtetesh të rëndësishme rezultati i të cilave mund të jetë shumë i afërt, mund të shkaktojnë tension.
Kandidati për President, Joe Biden, projektohet si fitues në shtetin e Wisconsin, që konsiderohet si një nga shtetet kyçe, për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve.
Trump dhe Biden ishin mjaft afër në këtë shtet dhe Biden e fiton vetëm me rreth 20 mijë vota më shumë.
Ky shtet ka 10 vota elektorale, të cilat janë shumë të rëndësishme për pozicionin ku gjenden dy kandidatët për momentin.
Duke qenë se diferenca e votave nuk është shumë e lartë, fushata e Trump tashmë ka deklaruar se do të kërkojë rinumërim në këtë shtet. Megjithatë, mundësia e ndryshimit të rezultatit me 20 mijë vota, duket mjaft e ulët.
“Ka patur raportime për parregullësi në disa zona të Wisconsin, të cilat ngrenë dyshime serioze për vlefshmërinë e rezultateve… Presidenti është brenda rregullave për të kërkuar një rinumërim dhe do ta bëjë këtë menjëherë“, u shpreh menaxheri i fushatës Stepien.
Wisconsin e ka çuar Biden në 237 vota elektorale ndërsa Trump ka për momentin 213. Për të fituar zgjedhjet një kandidati i duhen 270 vota.