Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të kuptohet se sulmet me raketa në Siri mund të ndodhin së shpejti dhe paralajmëroi Rusinë që “të bëhet gati”. Në një postim në Twitter, Trump iu referua paralajmërimeve të zyrtarëve ushtarakë rusë se çdo sulm i SHBA-së në Siri do të marrë përgjigje.
“Rusia zotohet se do të qëllojë çdo raketë të hedhur në Siri. Bëhu gati Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘të mençura’. Nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret me gaz njerëzit e saj dhe është e lumtur për këtë”, shkroi Trump në Twitter.
“Twitter”-i është platforma e preferuar e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, aty ku shprehet për gjithçka dhe përpara të gjithëve.
“Cicërima” më e fundit e tij, këtë të mërkurë, vjen në kohën kur shumë pikëpyetje janë ngritur mbi atë që shumë prej rivalëve të tij demokratë e cilësojnë si skadim i afatit për “kundërpërgjigjen e ashpër” ndaj “kafshës Assad” që përdor armët kimike ndaj popullit të tij.
E duke sfiduar Moskën, që sipas tij është zotuar të rrëzojë çdo raketë të lëshuar drejt Sirisë, Trump fton Rusinë të bëhet gati.
“Ato do të vijnë, të këndshme, të reja dhe më “të zgjuara” se kurrë më parë!”, shprehet Presidenti amerikan, në atë që duket si “dritë jeshile” ndaj sulmeve ajrore mbi Sirinë.
“Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret përmes gazit nervor popullin e tij dhe kënaqet me atë që bën”, vijon statusi i Trumpit.