“Udhëheqësi nuk di gjë”!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, marrë shkas nga ngjarjet e fundit në vend, ka reaguar në Facebook duke ngritur pyetjen, “A duhet ndryshuar vërtetë qeveria?”.
Sipas Manjanit, sa herë që vendi përballet me ndonjë të keqe, “udhëheqësi nuk di gjë”.
Reagimi i Ylli Manjanit:
“Udhëheqësi nuk di gjë”. Kështu është thënë e thuhet ende sot, sa herë që njerëzit përballen me ndonjë të keqe që vjen nga shteti.
Kjo në fakt është e pavërteta më e madhe! Udhëheqësi jo vetëm që e di, por është autor i të keqes që vjen nga shteti i tij.
As kanabisi, as droga, as taksat e larta, as kullat, as koncensionet, as PPP, as arrestimet politike, as dhunimi policor, madje as ndjekja penale, as dhunimi i zgjedhjeve, asgjë shtetërore nuk bëhet pa urdhërin e udhëheqësit!
Prandaj mos u lodhni kot të kërkoni “armiqtë” tek vartësit! Kërkojeni tek vetë Ai!
Vartësit kanë thjesht përgjegjësinë e heshtjes dhe të zbatimit verbërisht të urdhërit.
Ndryshimi i vartësve vetëm sa i zgjat jetën të keqes që drejton! Prandaj duhet fokus tek Ai, e keqja!
Ai deshi dhe mori i vetëm timonin dhe tepsinë. Tani duhet të mbajë i vetëm përgjegjësinë!
Ndryshimi i vetëm që duhet bërë është Kryeministri.
Qartësisht nuk bën për këtë punë!
Le të vijë një tjetër, po nga PS, por ky nuk mund të rrijë më! Është i dëmshëm për të gjithë!

Exit mobile version