“Trupat ruse po avancojnë”- Ministrja e Mbrojtjes në Moskë del me reagim pas nisjes së pushtimit: Kemi shkatërruar mbrojtjen ajrore të Ukrainës

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka dalë në një deklaratë zyrtare pak orë pas nisjes së pushtimit mbi Ukrainën.

Siç raporton media ruse RT, ministria e Mbrojtjes ka lajmëruar se “Rusia ka shkatërruar mbrojtjen ajrore dhe forcat ajrore të Ukrainës me një seri sulmesh preçize”.Zyrtarët rusë pohuan gjithashtu të enjten në mëngjes se “ushtarët ukrainas nuk po i rezistojnë trupave ruse që avancojnë, të cilat kanë hyrë pasi Presidenti Vladimir Putin nënshkroi një urdhër për të filluar një “operacion special” në Donbass”.

Në të njëjtën kohë, zyrtarët e mohuan deklaratën e bërë nga Kievi se të paktën një avion ushtarak rus ishte rrëzuar mbi Ukrainë gjatë ofensivës.

Rusia nisi ofensivën kundër Ukrainës të enjten në mëngjes me urdhër të presidentit Vladimir Putin, i cili tha se qëllimi i operacionit ishte çmilitarizimi i Ukrainës.

Exit mobile version