Shtatë persona të vdekur pas bombardimeve ruse në Ukrainë, raportohet edhe për shumë të zhdukur

Shtatë persona raportohet se kanë vdekur nga bombardimet e forcave, thotë policia ukrainase, raporton BBC.

Zyrtarët thonë se një sulm në një njësi ushtarake në Podilsk, jashtë Odessa vrau gjashtë persona dhe plagosi shtatë.

Nëntëmbëdhjetë persona janë gjithashtu të zhdukur. Ndërsa një person tjetër ka vdekur në qytetin e Mariupolit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë të enjten se Rusia ka nisur pushtimin e vendit të tij.

Në një postim në Twitter, Kuleba ka shkruar se presidenti rus, Vladimir Putin, ka nisur “pushtimin e Ukrainës në shkallë të plotë”.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyi, ka thënë se Rusia ka kryer sulme me raketa në infrastrukturën e Ukrainës dhe mbi rojet kufitare.

Përmes një postimi në Tëitter, ai ka thënë se ka biseduar me aleatët perëndimorë dhe se u ka bërë thirrje atyre që ta ndihmojnë Ukrainën me mbrojtje dhe financa.

Presidenti rus ka konfirmuar se ka nisur, siç ka thënë, një operacion “special” për “çmilitarizimin” e Ukrainës.

Exit mobile version