U arrestua me qëllim ekstradimin drejt Kosovës për dhunimin e personazhit të TikTok, lihet pas hekurave Noizy! Gjykata e Tiranës shpall moskompetencën, dosjen e reperit ia kalon asaj të Durrësit

Gjykata e Tiranës ka lënë në qeli Rigels Rajkun, reperin e njohur si Noizy, i cili u vendos në pranga me qëllim ekstradimin drejt Kosovës, ku është në kërkim si i akuzuar për dhunimin e personazhit të TikTok, Medi Iseni, ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 Gushtit në një klub nate në Pejë.

 

Gjithashtu prapa hekurave është lënë edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari, i njohur si DJ Crax, i arrestuar po ashtu me qëllim ekstradimin drejt Kosovës për të njëjtën çështje.

Ndërkohë, Gjykata e Tiranës ka shpallur moskompetencën për dosjen e Noizy-t dhe ka dërguar e aktet në Gjykatën e Durrësit, si gjykata kompetente e vendbanimit e reperit.

Vendimi:

1. Pranimin e kerkesave te Prokurorise prane Gjykates se Shkalles se Pare te Juridiksionit
te Pergjithshëm Tirane.

2. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 07:30, per qillime ekstradimi, te shtetasit R. R..

3. Te caktoje ndaj shtetasit R. R., masen shtrenguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

4. Te vleftesoje si te ligjshem arrestimin e perkohshem, te kryer ne date 07.08.2024, ora 08.00, per qillime ekstradimi, te shtetasit B. B..5. Te caktoje ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” per qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.

6. Nje kopje e ketij vendimi t’i komunikohet Ministrise se Dreitesise, sipas percaktimeve
te nenit 495, pika 4 te Kodit te Procedures Penale.

7. Urdherohet prokurori dhe policia giyqësore per zbatimin e ketij vendimi.

8. Kunder këtij vendimi mund te bähet ankim ne Gjykatën e Apelit te Juridiksionit te Pergjithshem, brenda 5 (pese) diteve nga dita e neserme e njoftimit te vendimit.

9. Shpalljen e moskompetences tokesore dhe dergimin e akteve Gjykates së Shkallës se Pare te Juridiksionit te Pergjithshem Durres si gjykata kompetente e vendbanimit te Shtetasit R. R..

U shpall ne Tirane, sot në datë 08.08.2024

LEXONI EDHE: “Ai pagoi lekët, Stresi bëri planin! Ishte tentativë vrasjeje”- U dhunua në klub, personazhi i TikTok akuza dy reperëve: Noizy më goditi me grushte në kokë e nofull

 

Prapaskenat e arrestimit të Noizy-t

Reperi u vendos në pranga ditën e djeshme në Lezhë, i akuzuar për plagosje të rëndë në një klub nate në Pejë.

Në pranga bashkë me Rigels Rajkun ra edhe miku i tij Bahtjar Bajraktari i njohur si DJ Crax. Të dy u arrestuan në zonën e Kunës në Shëngjin nga njësia FAST Albania. Fillimisht Noizy u ndalua nga një postbllok policie rrugës për të performuar në një klub. Arrestimi i tyre u bë për efekt ekstradimi në drejtim të Kosovës.

 

 

Në kërkim për të njëjtën ngjarje është edhe reperi tjetër Arkimed Lushaj, njohur me emrin e tij të artit, Stresi.

‘Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, Sektori për Kërkimin, Njësia FAST Albania në Departamentin e Policisë Kriminale në PSH, është marrë informacion nga FAST Kosova, për 2 shtetas të kërkuar për llogari të Kosovës, që mund të fshiheshin në Shqipëri. Menjëherë, FAST Albania, bazuar në inteligjencën policore, bëri të mundur lokalizimin e 2 të kërkuarve, dhe në kuadër të operacionit policor “Fast”, kapi në Lezhë dhe arrestoi 2 shtetasit e shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, konkretisht shtetasin R. R., nga Durrësi, dhe shtetasin B. B., nga Prishtina. Kapja dhe arrestimi i tyre u bënë me qëllim ekstradimin në Kosovë.’- njofton policia.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, po ashtu ka shpallur edhe reperin Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi. Sherri mes pjesëtarëve të grupit OTR dhe personazhit të njohur të TikTok Muhamet Iseni, i njohur si Medi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit në klubin e natës “Sancy” në Pejë. Shkak i përleshjes dyshohen videot të Tik-Tok të Medit, i cili prej kohësh ofendon reperat Noizy dhe Stresi.

Vetë Stresi dhe Noizy kanë deklaruar se nuk kanë lidhje me sherrin dhe nuk kanë ndërhyrë për të rrahur Medin Isenin, me të cilin kishin zënka në rrjetet sociale. Medi Iseni nga ana tjetër akuzon se “u pre në besë” nga Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij. Reperi i njohur Noizy ka reaguar pas akuzave ndaj tij se ka dhunuar personazhin e TikTok, Medi Iseni në një klub nate në Pejë në orët e para të mëngjesit të 2 gushtit.

Noizy, në një postim në rrjetet sociale, ka deklaruar se “nuk preka asnjë person atë natë në Pejë”, duke shtuar se Medi Iseni është dhunuar nga djem që, sipas Noizyt “shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë”.

“Jam shtangur nga kjo gjë, sepse ndodhi aq shpejt dhe pa pritur, nuk pata shansin të them as një gjysmë fjale. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë discos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse nuk kam qenë aty në atë moment”, shkruan reperi.

Ai shtoi se Medi Iseni e kishte sharë, duke shtuar se “këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audiencë në TikTok. Mirëpo, nëse do m’u jepte mundësia me kthy prap atë moment s’do e lejoja asnjë me e prek por do t’i thosha turp të të vijë se je 40 vjeç baba me fëmijë. Por mësova më mbrapa, se aty në atë dhomë kishte sharë shumë njerëz të tjerë dhe jo veç mua, këto janë pasojat kur goja s’të ndalet për audience në Tiktok”,- shkroi reperi.

“Unë nuk preka asnjë person atë natë në Pejë. Në momentin kur ika nga skena dhe sapo kam hyrë në dhomën e ndërrimit d.m.th. (Backstage) (aty ku ishte personi në fjalë bashkë me 3 shokët e tij) është sulmuar nga plot djem që shumicën nuk i njoh dhe s’ia kam idenë se kush janë. Jam shtang nga kjo gjë se ndodhi aq shpejt dhe papritur dhe nuk pata shansin të them as një gjysmë fjalë. Sapo nisi përleshja, sigurimi me shpejtësi më ka shoqëruar jashtë diskos në makinë dhe kemi ikur, bashkë me 2 shokët e mi që kisha me vete. Prandaj dhe në video nuk dukem unë, sepse unë nuk kam qenë aty në atë moment”, shkroi ai.

Exit mobile version